Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Kryetari i Komunës së Gostivarit Bejta u ndau vendime pune shtatë shqiptarëve në Njësitin e zjarrëfikësve

Kryetari i Komunës së Gostivarit Bejta u ndau vendime pune shtatë shqiptarëve në Njësitin e zjarrëfikësve

Gostivar, 7 dhjetor 2015

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në kabinetin e tij, në mënyrë solemne u ndau vendime të përhershme pune shtatë zjarrfikësve shqiptarë në Njësinë Territoriale kundër zjarreve në Gostivar.

Me këtë rast, Bejta tha se në sistemin e kaluar monist shqiptarët nuk kanë qenë aspak të përfaqësuar në këtë njësi, dhe me punësimet e bëra nga viti 2005 kur dhe Komuna fitoi kompetencat me ligjin për decentralizim, punohet në arritjen e përqindjes adekuate të përfaqësimit të  komuniteteve etnike në bazë të numrit të popullatës.

Gjatë aktit të dorëzimit, Bejta u shpreh i kënaqur nga puna e tyre e deritanishme duke shtuar se vendimi për punë duhet të kuptohet si një motiv më tepër për përkushtim më të madh në punën e tyre të përditshme.

“Me këto vendime ju fitoni siguri më tepër në punën tuaj dhe zgjidhni një problem të jetës për ju dhe familjet tuaja. Vendimi i punës duhet të kuptohet si motiv plotësues që në punën tuaj humane të tregoni akoma më tepër përkushtim, seriozitet dhe disiplinë në punën tuaj të përditshme e cila shpëton pasurinë dhe jetën e qytetarëve. U uroj nga zemra që me këto vendime të dilni në pension dhe gjithmonë të jenë në shërbim të shoqërisë shqiptare dhe shoqërive të tjera që jetojnë në Komunën e Gostivarit”, u shpreh kryetari Nevzat Bejta.

Komuna e Gostivarit do të vazhdon me investimet në përmirësimin e kushteve në funksionimin sa më të mirë të Njësisë Territoriale kundër zjarreve. Në të ardhmen, tha kryetari Bejta, do të mendohet që të dislokohet lokacioni i njësitit në periferi të qytetit, si një rregull e zbatuar në qytetet e shteteve evropiane dhe SHBA-së.

Në Njësinë Territoriale kundër zjarreve në Gostivar, ku aktualisht janë të angazhuar 38 punonjës profesionalë. Radio/Vala

570 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: