Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Asociacioni ADI Gostivar është pjesë e projektit "Udhërrëfyes drejtë zgjedhjeve të lira dhe korrekte"

Asociacioni ADI Gostivar është pjesë e projektit "Udhërrëfyes drejtë zgjedhjeve të lira dhe korrekte"

Shkup, 11 dhjetor 2015 – Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e projektit “Udhërrëfyes drejtë zgjedhjeve të lira dhe korrekte” nënshkruan sot Asociacioni MOST, Asociacioni për iniciativa demokratike – Gostivar, Qendra për analiza ekonomike, Qendra kulturore rinore – Manastir, Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi” nga njëra anë dhe Avokati i Popullit nga ana tjetër.

Projekti parashikon vëzhgim gjithëpërfshirës në periudhën para shpalljes së zgjedhjeve të planifikuara për në prill të vitit 2016, zbatimin e fushatës për ngritjen e vetëdijes lidhur me të drejtën e votës dhe sekretin e votimit, si dhe sigurimi i mbështetjes në reformën e procesit zgjedhor.

Drejtori ekzekutiv i MOST-it Darko Aleksov tha se me nënshkrimin e këtij Memorandumi në Maqedoni për herë të parë krijohet platformë e tillë nga organizatat qytetare dhe Avokati i Popullit me qëllim të vëzhgimit të kësaj periudhe shumë të rëndësishme të tranzicionit.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti tha se nëse zgjedhjet e lira me votim të fshehtë janë shtylla e demokracisë, atëherë obligim i institucioneve është të sigurohen kushte për zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe korrekte, pa presione dhe frikësim para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Sipas Memetit, bashkëpunimi do të kontribuojë për vëzhgim gjithëpërfshirës dhe kontroll mbi punën e organeve zgjedhore dhe administratën shtetërore, si dhe për informim më të madh të qytetarëve për mbrojtje efektive të të drejtës së votës.

Drejtori dhe themeluesi i Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi” Dragi Zmijanac theksoi se partitë politike duhet të kujdesen për nevojat dhe interesat e fëmijëve dhe t’i inkorporojnë në platformat e tyre parazgjedhore, por nuk duhet t’i keqpërdorin me atë që do t’i kyçin në video spotet e tyre, bilborde dhe tubime.

Projekti u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar së Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Instituti Kombëtar Demokratik dhe Fondi Kombëtar për Demokraci. /Radio Vala

767 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: