Breaking News
Home / Sport / Delegacion i Fakultetit të Kulturës Fizike i USHT-së vizitoi Universitetin Uludag të Bursës

Delegacion i Fakultetit të Kulturës Fizike i USHT-së vizitoi Universitetin Uludag të Bursës

Tetovë, 11 dhjetor 2015 – Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti Uludag nga Bursa e Republikës së Turqisë vazhdojnë implementimin me sukses të marrëveshjes së nënshkruar për bashkëpunim, njofton Zyra ër informim e Universitetit.

Kjo marrëveshje është nënshkruar një vit më parë nga rektori i USHT-së prof. dr. Vullnet Ameti dhe rektori i Universitetit Uludag prof. dr. Jusuf Ulxhaj, ku parashihet bashkëpunim në nivele të ndryshme akademike midis këtyre dy universiteteve, si dhe shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve, si dhe organizimi i përbashkët i konferencave shkencore dhe aktivitete të tjera.

Ditë më parë, një delegacion i Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit Shtetëror të Tetovës, i kryesuar nga dekani i këtij fakulteti prof. dr. Ajri Ziba, prodekani për Shkencë doc. dr. Fadil Mamuti dhe koordinatorja për ETCS e këtij fakulteti doc. dr. Shpresa Memishi, e vizituan Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit Uludag në Bursa të Republikës së Turqisë.

Gjatë kësaj vizite, ata janë pritur nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit Uludag prof. dr. Xhenk Ajdin. Me këtë rast, dy dekanët e fakulteteve të kulturës fizike kanë firmosur një marrëveshje të re bashkëpunimi midis Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së dhe Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit Uludag.

Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që në të ardhmen të fillojnë bashkëpunimin në sporte të ndryshme, në skijim, vallëzim folklorik, mundje, që është një sport tradicional, organizime të përbashkëta të lojërave sportive, si futboll, basketboll, volejboll, hendboll, tenis, not, gjimnastikë, si dhe shumë aktivitete të tjera.

Gjithashtu, është biseduar edhe për bashkëpunim të dyanshëm midis dy fakulteteve për botimin e revistës shkencore “Sport Half”, si dhe për organizmin e konferencave, seminareve dhe simpoziumeve shkencore.

Në këtë takim, mes tjerash rëndësi të veçantë iu kushtua Programit ERASMUS PLUS, program ky i financuar nga Komisioni Evropian dhe përmes këtij programi dy universitetet të bëjnë shkëmbimin e stafit akademik, studentëve, si dhe ta thellojnë përvojën në lëminë e shkencave sportive. /Radio Vala

802 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Mbi 110 mijë franga ndihma nga klubet shqiptare në Zvicër për Shqipërinë

FC Prishtina Bern, FC Tetova Basel, FC Besa Biel/Bienne, Klubi i Motoristëve PLISAT, FC Besa …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: