Home / Komunat / Mexhiti dhe Ismajli përkrahin idenë për themelimin e Asociacionit Mbarëkombëtar të Komunave Shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Mexhiti dhe Ismajli përkrahin idenë për themelimin e Asociacionit Mbarëkombëtar të Komunave Shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Shkup, 22 dhjetor 2015 – Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në bashkëpunim me Komunën e Çairit në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve, gjatë ditës së djeshme, priti për një vizitë pune kryetarin e Komunës së Shtimes dhe njëherit, kryetar të Asociacionit të Komunave të Kosovës dr.Naim Ismajlin.

Pas një prezantimi të shkurtër nga drejtori i Institutit, prof. dr. Ylber Sela, të pranishmëve ju drejtua Naim Ismajli i cili foli në temën “Të arriturat dhe sfidat e pushtetit lokal në Kosovë” para një auditoriumi të gjërë të të pranishmëve, kryesisht studentë dhe njohës të çështjeve të pushtetit lokal.

Ismajli kishte rastin që të prezantojë funksionimin e pushtetit lokal në Kosovë në përgjithësi duke veçuar Komunën e Shtimes e cila paraqet një nga komunat e mesme për nga madhësia e banorëve por edhe për nga territori.

Fjalim rasti mbajti edhe kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti i cili falënderoi mysafirin për ardhjen dhe nderin që t’ju drejtohet të pranishmëve duke ndarë të gjitha eksperiencat e veta si një kryetar komune por edhe si Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Me këtë rast Mexhiti ngriti idenë për themelimin e Asociacionit Mbarëkombëtar të Komunave Shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, duke shtruar dhe potencuar edhe njëherë nevojën e madhe për një bashkëpunim ndërkufitar si dhe mundësitë e shumta që zgjerimi i këtij bashkëpunimi të sjellë edhe frytet e veta me fitimin e IPA fondeve të ndryshme nga BE-ja por edhe fonde të tjera nga organizata ndërkombëtare.

Kjo ide u mirëprit edhe nga Ismajli i cili potencoi se ky asociacion i ri do t’i rriste mundësitë për materializimin e shumë çështjeve edhe në praktikë.

“Idetë e tilla dhe zgjerimi i bashkëpunimit sidomos me institucione ku mund të akumulohen interesa të përbashkëta dhe ku sfidat e qytetarëve mund të trajtohen me qasje dhe përvoja pragmatike të cilat dalin nga shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi i ndërsjellë, gjithmonë do jenë prioritet i menaxhmentit të Komunës së Çairit”, thuhet në njoftimin e komunës..

Komuna e Çairit do të vazhdojë të përkrahë iniciativa për avancimin dhe ngritjen profesionale të stafit dhe studentëve si ardhmëria më e ndritshme e kombit. /Radio Vala

416 total views, 0 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Lika vizituan Tetovën

Tetovë, me 6 Qershor 2017 Delegacioni qeveritar në përbërje me Kryeministrin Zoran Zaev, zv.Kryeministrin Hazbi …

Lini një Përgjigje