Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Mërgimtarët shtojnë gjallërinë nëpër rrugët e Gostivarit

Mërgimtarët shtojnë gjallërinë nëpër rrugët e Gostivarit

Gostivar, 23 dhjetor – Ardhja e mërgimtarëve për festat dhe pushimet e fundvitit, ka shtuar gjallërinë nëpër rrugët e Gostivarit. Gjatë vikendit që lamë pas, mbi 50 autobusë nga qytete dhe shtete të ndryshme të Evropës, kanë bartur rreth 2500 gostivaras me punë të përkohshme jashtë shtetit.

Ditët e vikendit, e shtuna dhe e diela, kanë qenë ditët e ardhjes së mërgimtarëve. Në Stacionin e Autobusëve në Gostivar, u vërejt prania e madhe e autobusëve që sillnin mërgimtarët në vendlindje, ndërkohë që të afërmit e tyre i prisnin për ti çuar me automjete në shtëpi.

Për shkak të motit të ftohtë, aspektit ekonomik por edhe nga droja për rrugë të bllokuara si pasojë e reshurave atmosferike, shumica e tyre kanë zgjedhur linjën tokësore me autobusë për tu kthyer në vendlindje. Vetëm nga qyteti i Hamburgut dhe përmes një Agjencie Turistike të Gostivarit, gjatë vikendit janë nisur për tu kthyer në vendlindje rreth 250 mërgimtarë me pesë autobusë.

Numri është i madhe edhe nga qytetet e tjera të Gjermanisë por edhe nga shtetet e tjera siç janë Zvicra, Austria dhe Italia.

Ardhja e tyre, shënoi edhe fillimin e organizimit të ahengjeve familjare siç janë dasmat për martesa dhe synetitë. Tashmë Sallonet e Dasmave kanë filluar organizimet e mbrëmjeve familjare. Nga fillimi i kësaj jave deri më 3 Janar, në shumë restorante të Gostivarit janë rezervuar organizime të dasmave.

Krahas ahengjeve familjare, në përgatitje e sipër janë edhe organizimet për ndërrimin e motmoteve. Shumë lokale të Gostivarit kanë paraqitur ofertat e tyre për natën e ndërrimit të motmoteve, ndërkohë që Komuna e Gostivarit javës së kaluar mbaroi me vendosjen e dekorimeve në dy bulevardet dhe rrugët e pjesën qendrore të qytetit.

Periudha e kthimit masiv të mërgimtarëve në vendlindje, ka mobilizuar edhe organet e rendit, në kuptim të ndërmarrjes së aktivitete shtesë në terren me qëllim për të shmangur tollovit dhe aksidentet eventuale në komunikacion.

Për shkak të përkufizimeve hapësinore nëpër rrugët e qytetit, policia e Gostivarit apelon deri te të gjithë drejtuesit e automjeteve, tërësisht tu përmbahen rregullave të parapara në komunikacion.

Për skaj respektimit të rregullave, drejtuesit e automjeteve rekomandohen të kenë kujdes edhe gjatë parkimit të automjeteve të tyre, që atë të mos e bëjnë në hapësira që do të pengonani zhvillimin normal të komunikacionit. (D.Z/Radio VALA)

787 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: