Breaking News
Home / Maqedoni / Internet shfrytëzojnë mbi 1,4 milionë qytetar të Maqedonisë, ndërsa fejsbuk një milionë

Internet shfrytëzojnë mbi 1,4 milionë qytetar të Maqedonisë, ndërsa fejsbuk një milionë

Shkup, 25 dhjetor 2015 – Në Maqedoni internet shfrytëzojnë 1.408.278 njerëz ose 68,1 për qind e popullatës, ndërsa një milionë janë të përfshirë në rrjetin social “Fejsbuk” tregojnë të dhënat e fundit të ueb sajtit të specializuar statistikor “Internet uorld stat”.

Nga vendet e rajonit, më shumë se qytetarët e Maqedonisë, internet shfrytëzojnë kroatët (75 për qind), sllovenët (72,8 për qind) dhe boshnjakët (68,7 për qind), ndërsa më pak serbët (66,2 për qind), grekët (63,2 për qind) shqiptarët e Shqipërisë (62,7 për qind), malazezët (61,4 për qind) dhe bullgarët (56,7 për qind).

Sipas “Internet uorld stat” në Evropë internet shfrytëzojnë 604.147.280 njerëz. Në botë ka 3.345 miliardë shfrytëzues të internetit ose 46,1 për qind nga popullata e përgjithshme në botë. /Radio Vala

2,393 total views, 5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: