Breaking News
Home / Sport / Futbollisti Agim Ibraimi, emërohet ambasador i sportit i Republikës së Maqedonisë

Futbollisti Agim Ibraimi, emërohet ambasador i sportit i Republikës së Maqedonisë

Shkup, 28 dhjetor, 2015 – Futbollisti Agim Ibraimi, ish trajneri  i futbollit Andon Donçevski, lojtari më i suksesshëm i hendbollit Kiril Lazarov dhe një prej volejbollistëve më të mirë të Maqedonisë Joshko Milenkovski, janë emëruar ambasadorë të sportit të Republikës së Maqedonisë.

Certifikatat e emërimit në këtë detyrë të katër sportistëve dhe trajnerëve me karrierë ndërkombëtare sot në Qeveri ua ndau kryeministri Nikolla Gruevski.

Ibrahimi, Donçevski, Lazarov, Milenkovski unanimë se titulli është një kënaqësi dhe nder i madh.

Për Ibraimin është nder të mbajnë këtë mirënjohje. “Unë shpresoj dhe besoj se edhe në të ardhmen do të bëj çmos për të paraqitur Maqedoninë në dritën më të mirë”, tha Ibrahimi.

Për Donçevski kjo do të ndihmojë shumë për të dërguar lojtarë cilësorë nga Australia me qëllim që të përmirësohet edhe cilësia e futbollit në Maqedoni.

Lazarov, i cili është një përfaqësues i vjetër i Maqedonisë shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe theksoi se edhe në të ardhmen do të paraqesë vendin si ambasador sportiv brenda dhe jashtë vendit në dritën më të mirë si sportist aktiv, por edhe pas karrierës aktive.

Milenkovski i cili për pesë vjet me sukses e përfaqëson sportin e Maqedonisë në Turqi, gjithashtu theksoi se ishte një privilegj i madh të jetë në shoqërinë me ata të mëdhenjtë të sportit tonë.

Vendimi për të ndarë këtë titull katër sportistëve dhe trajnerëve u miratua në seancën e fundit të Qeverisë.

Në pajtim të Ligjit për sport, titulli ambasador i sportit u jepet sportistëve dhe trajnerëve të shquar të Maqedonisë për të promovuar dhe për të afirmuar Republikën e Maqedonisë në vendet ku ata kryejnë karrierën e tyre sportive apo aktivitete të tjera sportive. /Radio Vala

700 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Mbi 110 mijë franga ndihma nga klubet shqiptare në Zvicër për Shqipërinë

FC Prishtina Bern, FC Tetova Basel, FC Besa Biel/Bienne, Klubi i Motoristëve PLISAT, FC Besa …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: