Breaking News
Home / Sport / Shëndrit Deari i dha fund beqarisë (Foto)

Shëndrit Deari i dha fund beqarisë (Foto)

Gostivar, 28 dhjetor – Shëndrit Deari i ka dhënë fund beqarisë. Tenisti nga Gostivari u martua të dielën me Miranda Rahmanin, me të cilën ishte në lidhje një kohë të gjatë. Dasma, në të cilën ishin të ftuar shumë mysafir, është mbajtur në restorantin “Albis” në Gostivar, teksa në ditën më të veçantë të jetës së tyre, Shëndritin dhe Mirandën i argëtuan Jehona Shaqiri me bendin e saj “Jehona Band”, këngëtarja shumë e njohur nga Korça Loreta Kaçka “Lori”, Dashurie Dehari (halla e Shëndritit), ndërsa në mesin e mysafirëve pos bashkëlojtarëve, trajnerëve, seleksionuesit të “Ditit”, ishte edhe autori i shumë këngëve të njohura Avni Qahili, gazeta KOHA si dhe kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta.  Stafi i gazetës i uron çiftit të ri jetë të lumtur bashkëshortore. /Radio Vala

755 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Mbi 110 mijë franga ndihma nga klubet shqiptare në Zvicër për Shqipërinë

FC Prishtina Bern, FC Tetova Basel, FC Besa Biel/Bienne, Klubi i Motoristëve PLISAT, FC Besa …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: