Breaking News
Home / Sport / Xhumsulltan Nuhi “Sulltan Baba”, strategu i ri i futbollit nga Haraçina e Shkupit

Xhumsulltan Nuhi “Sulltan Baba”, strategu i ri i futbollit nga Haraçina e Shkupit

Haraçinë, me 26 janar 2016

Edhe pse është në moshën 22 vjeçare, Xhemsulltan Nuhi i njohur si Sulltanbaba nga Haraçina e Shkupit, tashmë është një strateg futbolli. “Sulltan Baba” i cili deri para një kohe ishte futbollist aktiv, ai tani është edhe trajner dhe menaxher futbolli.

“Mendoj që me këtë ritëm të vazhdoj për një kohë të gjatë”, tha në një prononcim ekskluziv për Radio Vala, Xhemsulltan Nuhi. 

“Unë veten e shoh si trajner më mirë, se më pëlqen të drejtoj lojtarët”, shprehet Sulltan Baba

Në vitin 2007 ai ka filluar të merret me futboll si junior në skuadrën e Shkëndisë së Haraçinës, ndërsa nga viti ai ka fituar vendin në ekipin e parë. 

“Pas dy viteve shkova në Fortunë të Hasanbegut dhe pas gjashtë muajve që kalova aty, mora një lëndim të rëndë nga kundërshtari im. Prej atij momenti ndërpreva të merrem me futboll, deri në vitin 2014. Pastaj hapa një klub për futboll të vogël KF Shkëndija, që garon në Ligen e Kumanovës dhe fillova si trajner. Kisha rezultate pozitive dhe u zgjodha trajner më i mirë vitin 2014/2015. Për herë të fundit kam luajtur për Shkëndinë e Vërtokut dhe aty përfundova, nuk do të luaj futboll”, theksoi për Radio Vala, Xhemsulltan Nuhi. 

“Sulltan Baba”, paralajmëron një bashkëpunim me menaxherin e KF Trepçës së Mitrovicës, Nexhmedin Haxhiun, me qëllim për të nxjerrë talent të rinj, sidomos jashtë vendit nëpër klube të mëdha të futbollit. 

Radio Vala

702 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Mbi 110 mijë franga ndihma nga klubet shqiptare në Zvicër për Shqipërinë

FC Prishtina Bern, FC Tetova Basel, FC Besa Biel/Bienne, Klubi i Motoristëve PLISAT, FC Besa …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: