Breaking News
Home / Maqedoni / Ahmeti: Urime 8 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Kosova është shumë e shtrenjtë për ne

Ahmeti: Urime 8 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Kosova është shumë e shtrenjtë për ne

Shkup, 17 shkurt 2016 –  Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një telegram urimi të gjithë shqiptarëve të mbarë botës u uron pavarësinë e Kosovës, pavarësi kjo e cila risjell kujtimet për dëshmorët.

“Përvjetori i pavarësisë së Kosovës me risjell kujtimet për të gjithë dëshmorët, luftëtarët dhe veprimtarët e gjeneratave të ndryshme të kombit shqiptar të cilët sakrifikuan për të arritur deri tek shtetësia e Kosovës”, thuhet në telegram urimin e Ahmetit.

Ahmeti, në telegram urim, vlerëson se arritja deri te liria dhe pavarësia e Kosovës ishte shumë e vështirë, por është sfidues edhe ndërtimi i shtetit modern, demokratik dhe të drejt.

“Arritja deri tek liria dhe pavarësia ishte shumë e vështirë, por po kaq sfidues është edhe ndërtimi i shtetit modern, demokratik, të drejtë dhe të barabartë dhe kjo kërkon kontributin e të gjithë neve, por në veçanti të prijësve politik të Kosovës.

Kosova është shumë e shtrenjtë për të gjithë ne dhe bashkërisht duhet ta ndihmojmë të tejkalon çdo sfidë me të cilën përballohet. Urime 8 vjetori i pavarësisë së Kosovës të nderuar vëllezër e motra, qoftë e përjetshme. Lavdi dëshmorëve të kombit“, përfundon në telegram urim, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti./Radio Vala

 1,263 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: