Breaking News
Home / Kulturë / Ansambli “Shota” në Gostivar për të kremtuar Pavarësinë e Kosovës

Ansambli “Shota” në Gostivar për të kremtuar Pavarësinë e Kosovës

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, të shtunën në Qendrën për Kulturë në Gostivar, do të mbahet koncert festiv.

Nga Shërbimi për Informim në Komunën e Gostivarit, njoftuan se koncertin do ta madhërojë prania e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” nga Republika e Kosovës, ndërsa nikoqir do të jetë Grupi i këngëve qytetare nga Gostivari.

Nga Komuna e Gostivarit bënë thirrje për pjesëmarrje në koncertin e organizuar për hir të pavarësisë së shtetit të Kosovës. Hyrja do të jetë falas, ndërsa koncerti fillon nga ora 17.

“Së bashku të festojmë ditëlindjen e tetë të shtetit të Kosovës. Me këngët dhe vallet e Ansamblit “Shota” dhe Grupit të këngëve qytetare nga Gostivari, manifestimi do të bëhet i paharrueshëm”, thonë nga Shërbimi për Informim në Komunën e Gostivarit.

Në kuadër të kremtimeve për pavarësinë e Republikës së Kosovës, në Gostivar u mbajt edhe manifestimi letrar “Dita e Poezisë Shqipe”, që u organizua nga Këshilli Rinor dhe me mbështetje të Komunës së Gostivarit. 

 696 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Pianisti gostivaras Leutrim Aliji vazhdon Studimet në Zvicër, në Universitetin e Arteve në Cyrih

Cyrih, me 7 Shtator 2017 Leutrim Aliji, Pianisti i parë i diplomuar në qytetin e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: