Breaking News
Home / Maqedoni / Vanhaute: Ende nuk ka marrëveshje për mediumet

Vanhaute: Ende nuk ka marrëveshje për mediumet

Shkup, 18 shkurt 2016 – Bisedimet për mediumet ndërmjet grupeve punuese nga partitë politike janë ndërprerë dhe është e paqartë nëse do të vazhdojnë sonte.

Ndërmjetësi belg, Piter Vanhaute deklaroi se gjendja për momentin është e bllokuar dhe se tani për tani nuk ka marrëveshje.

“Dukshëm nuk ka marrëveshje. Gjendja për momentin është tërësisht e bllokuar. Tani zbatojmë konsultime bilaterale me partitë. Presim se ndoshta rreth orës 20 sërish do të mbajmë takim të pëbashkët, por kjo nuk është e sigurtë dhe më pas do të shohim çka do të ndodhë. Dukshëm ka qëndrime të ndryshme për disa çështje, ndërsa problemet kryesore janë rreth përbërjes së Këshilit të Agjencisë për mediume dhe këshill programor të RTVM-së”, theksoi Vanhaute./Radio Vala

 2,628 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: