Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Ndahen certifikata për udhëzuesi malor dhe nxënësit e trajnuar në kuadër të projektit “Zhvillimi i prodhimeve të integruara turistike“

Ndahen certifikata për udhëzuesi malor dhe nxënësit e trajnuar në kuadër të projektit “Zhvillimi i prodhimeve të integruara turistike“

Në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, në mënyrë solemne u ndanë mirënjohje dhe certifikata për drejtoritë e shkollave të mesme të ekonomisë dhe gjimnazit, nxënësit e këtyre shkollave, si dhe udhëzuesve malor të kyçur në projektin “Zhvillimi i prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike të rajoneve të Gostivarit dhe Korçës”, projekt ky për bashkëpunim ndërkufitar i financuar nga Unioni Evropian (UE).

Fillimisht, fjalë mbajti Pajtim Saiti nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në Komunën e Gostivarit, i cili mes tjerash tha se projekti u realizua plotësisht dhe me efikasitet të lartë, për çka, tha ai, mirënjohje morëm edhe nga përfaqësuesit e Unionit Evropian si financues të projektit.

“Fillimisht më lejoni që në emër të kryetarit, Nevzat Bejta të iu falënderoj për pjesëmarrje në këtë projekt të cilin Komuna e Gostivarit me partnerë “Karriera Ime” dhe  Qendra për Zhvillim Malor dhe shkollat e mesme të Gostivarit, e realizuam ashtu siç e kishim paraparë. Projekti u realizua në 18 muajt e kaluara, por ajo që na bënë të mburremi neve si administratë komunale është fakti që për realizimin e projektit morëm komplimente maksimale duke filluar nga Unioni Evropian”, tha mes tjerash Saiti.

Përfaqësuesi i Qendrës për Zhvillim Malor nga Shkupi, Konstantin Ciriviri theksoi që projekti ishte shumë produktiv rreth zhvillimit të turizmit në rajonin e Gostivarit, sepse hulumtimet tregonin që mungojnë kuadrot adekuate dhe fal projektit u aftësuan 10 udhëheqës malor të cilët u pajisën edhe me pajisje adekuate, si dhe 47 nxënës të cilët gjatë trajnimit treguan interesim dhe shprehen afinitetet e tyre për zhvillimin e turizmit. Ciriviri tha se brenda kohës nga nxënësit trajnues u krijuan 20 produkte për zhvillimin e turizmit të cilat nga sot mund të vihen në shfrytëzim nga operatorët turistike dhe të sjellin dobi për avancimin e turizmit.

“Ekziston potencial natyror për krijimin e produkteve turistike. U ndërtuan dy shtigje malore për këmbësorë në Malin Sharr dhe Malin e Thatë në gjatësi rreth 180 kilometra, u vendos sinjalistika e nevojshme, u krijuan vendpushime, ulëse dhe tavolina, qo do të thotë u krijuan kushte që një turist i huaj do të fiton përshtypjen se ndodhet në një vend turistik evropian”, tha mes tjerash ai.

Koordinatori Edit Azizi,  në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve dhe certifikatave inkurajoi nxënësit për rezultatet e treguara duke nxitur ato që të jenë aktiv dhe të tregojnë interesim për tu angazhuar edhe në projektet e ardhshme të kësaj natyre.

Drejtorive të shkollave u ndanë mirënjohje për bashkëpunim me projektin, kurse nxënësve dhe udhëzuesve malor certifikata për ndjekjen e trajnimeve në kohëzgjatje prej tre muajve rreth zhvillimit të produkteve të integruara turistike.   

Me certifikata u pajisen 10 udhëheqës malor si dhe 47 nxënës të trajnuar, ndërsa certifikatat i ndanë koordinatori i Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, Edit Azizi si dhe përfaqësuesi i Qendrës për Zhvillim Malor nga Shkupi, Konstantin Ciriviri, qendër kjo që ishte partnere në realizimin e projektit.

Sebajete Zenku koordinatore e projektit për Komunën e Gostivarit, bëri me dije që në kuadër të projektit  u promovua edhe libri udhëzues për promovimin e turizmit në rajonin e Gostivarit, kurse krahas 10 udhëzuesve malor edhe 13 profesoresha u pajisen me certifikata për Këshilltarë karriere.

Projekti u realizua me mjetet e siguruara nga IPA Fondet e Unionit Evropian (UE) për bashkëpunim ndërkufitar, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Komuna e Gostivarit. Për projektin për Zhvillimi të prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në regjionet e Gostivarit dhe Korçës, u siguruan 244.698 euro nga institucionet e lartpërmendura, nga të cilat IPA Fondet e Unionit Evropian kapën vlerën prej 171.288 euro. 

 714 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Kosova e Neuchatelit në garë për vendin e parë

E Premte, me 9 Nëntor 2018 Ekipi i vetëm shqiptar në Kantonin e Neuchatelit në …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: