Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Denoncim i dëmtimit të pronës publike

Denoncim i dëmtimit të pronës publike

Dëmtimi i pronës publike për një shoqëri të qytetëruar paraqet dëmtimin e pronës personale, sepse prona publike paraqet të mirë të përgjithshme për gjithë shoqërinë. Prona publike është pronë e askujt dhe e gjithkujt.

Ditëve të fundit, vërehet dëmtimi i qëllimshëm i Këndit të Lojërave tek Parku i madh i qytetit, stacionet pritëse të autobusëve si dhe disa pajisje të tjera urbane brenda qytetit të Gostivarit. 

Persona të papërgjegjshëm marrin guximin të dëmtojnë rekuizitat e vendosura aty, pa menduar se ato janë vendosur atu për t’i shfrytëzuar fëmijët, nipërit apo mbesat e tyre.

Komuna e Gostivarit ka arritur deri tek informatat dhe identiteti i personave që shkaktojnë qëllimshëm pajisjet tek Këndi i Lojërave tek Parku i madh i qytetit. Dorasit paraqiten disa të rinj të cilët rezultojnë të jenë të motivuar politikisht nga një subjekt politik opozitar.

Për shkak se rasti është denoncuar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe për shkak se hetimi vazhdon, nuk do të përmendet identiteti i këtyre personave.

Komuna e Gostivarit inkurajon drejtuesit e  Stacionit Policor dhe institucioneve të tjera përkatëse që të zbardhin rastin dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

Shërbimi për Informim,

Komuna e Gostivarit 

 690 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Kosova e Neuchatelit në garë për vendin e parë

E Premte, me 9 Nëntor 2018 Ekipi i vetëm shqiptar në Kantonin e Neuchatelit në …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: