Breaking News
Home / Maqedoni / Ahmeti i shkruan Bejlit: Amerika ka partner në mua dhe BDInë

Ahmeti i shkruan Bejlit: Amerika ka partner në mua dhe BDInë

Tetovë, me 24 shkurt 2016

I nderuari Ambasador Bejli,

Një ditë pas aritjes së kompromisit dhe votimit në Kuvendin e Maqedonisë, në përputhje me vlerësimin e komunitetit ndërkombëtar nga java e kaluar, vendosa që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim t’ju drejtohem juve si dhe bashkëpunëtorëve tuaj në Departmentin e Shtetit Amerikan dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, nëpërmjet të kësaj letre publike për të shprehur mirënjohjen time për kontributin tuaj në tejkalimin e krizës politike në vend dhe përmbylljes së saj me zgjedhje të lira dhe demokratike me 5 qershor të këtij viti.

Përpjekjet e juaja dhe të bashkëpunëtorëve tuaj bashkë me kontributin e dhënë në drejtim të zgjidhjes së krizës më serioze politike me të cilën u ballafaqua vendi im, dëshmojnë që Maqedonia dhe qytetarët e këtij vendi kanë mik të veçantë dhe të sinqertë në ju dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Do të doja që ta shfrytëzoj këtë mundësi për ta konfirmuar edhe një herë përkushtimin tonë në drejtim të zbatimit të marrëveshjes së Shkupit si dhe për të vijuar me kontributin tonë drejt realizimit të reformave thelbësore që rrjedhin nga rekomandimet urgjente, përfshirë edhe angazhimin tonë për një atmosferë zgjedhore në të cilën qytetarët do të votojnë të lirë, pa frikësime dhe pa kushtëzimë.

Ky proces ka një rëndësi të jashtëzakontë për ne për arsye se zgjedhjet e besueshme dhe të pranueshme nga komuniteti ndërkombëtar do të kontribuojnë gjithashtu edhe për rikthim të fuqishëm të agjendës EuroAtlantike si alternativë e vetme për vendin tonë.

Në përfundim, SHBAtë kanë partner të sinqertë tek unë dhe bashkëpunëtorët e mi për arsye se qëllimi jonë është i përbashkët, një Maqedoni demokratike me sundim të ligjit dhe shoqëri tolerante, me marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe ndërfqinjësore, të integruar tërësisht në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Mirënjohës,

Ali Ahmeti

 

/Radio Vala

 776 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: