Breaking News
Home / Maqedoni / Së shpejti kontroll i kryqëzuar i të dhënave për Listën zgjedhore

Së shpejti kontroll i kryqëzuar i të dhënave për Listën zgjedhore

Shkup, 25 shkurt 2016 – Në kuadër të procesit për pastrimin e Listës zgjedhore para fundit është vlefshmëria e tërësishme e të dhënave të marra nga bazat prej 11 institucioneve shtetërore dhe pritet që këto ditë të fillojë kryqëzimi i të dhënave, u theksua në seancën e sotme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

“IT ekspertët na informuan se janë nga fundi me procedurën e tërësishme të vlefshmërisë së të dhënave, dhe se ato janë dërguar në të tre IT kompanitë që do t’i kryejnë kontrollet e kryqëzuara dhe shpresojmë se sot ose nesër do të fillojë ky kontroll i kryqëzuar”, tha në seancë anëtari i KSHZ-së Sasho Sërcev.

Ky kontroll i kryqëzuar, sipas vlerësimeve të ekspertëve, do të zgjasë prej shtatë deri në dhjetë ditë.

Në seancën e sotme Komisioni Shtetëror Zgjedhor e miratoi Raportin për zbatimin e aktiviteteve të grupit të ekspertëve informatikë për procesin e regjistrimit, normalizimin dhe pastrimin e bazave të të dhënave të marra nga institutet dhe Planin për kontroll dhe analiza statistikore, kontrolle të kryqëzuara të bazave të ndryshme të të dhënave dhe evidencave për shkak të azhurnimit të Listës zgjedhore mbi bazën e Rregullores për metodologjinë për kryerjen dhe azhurnimin e listës zgjedhore.

Eksperti Majk Burke, konsulent nga IFES, tha se përpunimi i të dhënave në pjesën më të madhe ka përfunduar dhe se tani mbetet gjithashtu të kontrollohet cilësia e të dhënave të marra. Në KSHZ të dhëna dërguan FSSHM, APRM, FSPM, Kadastra, MBPEU, MPPS, Drejtoria për mbajtjen e regjistrave të amzës, Regjistri Qendror, BBRM, DAP dhe MPB.

Burke paralajmëroi se do të ketë kryqëzime të veçanta të të dhënave të marra nga katër institucione edhe atë nga FSSHM, DSPM, APRM dhe MPPS. Në vërejtjet e anëtares së KSHZ-së Suzana Boneva tha se ky kontroll nuk do ta anulojë procesin, por sipas saj, rezultatet që do të merren mund ta përshpejtojnë procedurën e pastrimit të Listës zgjedhore.

Kryqëzimi i të dhënave prej aq shumë institucioneve, sipas anëtarit të KSHZ-së Bedredin Ibraimi, do të ndihmojë për filtrim sa më të madh dhe marrjen  më pak të dhënave për personat për të cilët duhet të bëhen kontrolle.

Siç u theksua në seancën e sotme të KSHZ-së, do të kontrollohen të dhënat e të gjitha personave madhorë të cilët nuk do të jenë në së paku dy baza të të dhënave prej këtyre 11 institucioneve, si dhe persona të vdekur, më shumë persona të regjistruar në një banesë, shtetas të Republikës së Maqedonisë që nuk kanë vendbanim në vend të cilët janë të regjistruar në më shumë se një vend zgjedhor, votues fiktivë me letërnjoftime ose pasaporta nga MPB-ja, persona me shtetësi të fituar para zgjedhjeve të fundit, persona me letërnjoftime të reja që i plotësojnë kushtet ligjore, po nuk janë në Listën zgjedhore, persona me pasaportë pa adresë të banimit në Maqedoni etj. Për disa regjistrime të dyshimta do të kërkohen të dhëna historike në listat zgjedhore.

Boneva gjithashtu paralajmëroi se mundet që numri i personave që dalin vetëm në një bazë të jetë më i madh pasi, për shembull, siç theksoi, studentët e rinj nuk paraqiten, në Agjencinë për Punësim ose tek institucionet e tjera. /Radio Vala

 733 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: