Breaking News
Home / Maqedoni / Besimi dhe ambasadorja Oer nënshkruan letër për bashkëpunim

Besimi dhe ambasadorja Oer nënshkruan letër për bashkëpunim

Shkup, 26 shkurt 2016 – Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, ambasadorja e Francës Lorens Oer dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës të Maqedonisë,  Fatmir Besimi nënshkruan letër për bashkëpunim.

Me këtë letër do të përforcohet bashkëpunimi teknik i cili tani më ekziston mes dy vendeve, si mënyrë për përmirësimin e procesit reformues lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ky bashkëpunim përfshin praninë e ekspertit francez për çështje evropiane  Bertrand Milet në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe mbështetjen bilaterale në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e Unionit, përforcimin e kapaciteteve institucionale, duke i përfshirë ministritë përkatëse dhe menaxhimin e IPA fondeve kombëtare dhe rajonale, me përqëndrim në projektet për vizibilitetin, infrastrukturë dhe ndërlidhjen për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo mbështetje do të dedikohet posaçërisht për Sekretariatin për Çështje Evropiane si institucion për koordinim në procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian, si dhe për ministritë përgjegjëse për politikat me ndikim më të fortë në normën e absorbimit të fondeve për ndihmën para-aderuese (transport të qëndrueshëm, mjedisin jetësor, bujqësi./Radio Vala

611 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: