Breaking News
Home / Maqedoni / Integrimi i pakicave etnike në tregun e punës

Integrimi i pakicave etnike në tregun e punës

Shkup, 26 shkurt 2016 – Projekti “Integrimi i pakicave etnike në tregun e punës përmes nxitjes së potencialit të tyre për punësim”, i financuar nga Bashkimi Evropian sot do të prezentohet në komunën e Aeroportit.

Ngjarja dedikohet për të gjithë të rinjtë dhe gratë (studentë dhe të papunë), përfaqësuesit e sektorit privat dhe kompanive, të cilët janë punëdhënës potencial. Janë ftuar edhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave relevante që punojnë në fushën e mbështetjes dhe përforcimit ekonomik të të rinjve dhe grave, si dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale.

“Qëllimi kryesor i projektit është t’u ndihmojë të rinjve dhe grave përmes rritjes së konkurrencës së tyre në tregun e punës dhe kapaciteteve për punësim dhe vetëpunësim, me qëllim të formimit të bizneseve të reja si dhe krijimin e fuqisë lëvizëse, e cila do të mundësojë ndërtim të vazhdueshëm të kapaciteteve dhe mbështetje e zhvillimit profesional”, njoftoi komuna e Aerodromit.

Në ngjarje do të prezentohet programi i planifikuar i cili do të përfshijë trajnime për punësim dhe vetëpunësim, trajnime për të filluar biznes, kurse TI, kurse të gjuhës angleze, praktika pune në më shumë kompani, punëtori kreative, sesione të mentorëve, kurse on-lajn për zhvillimin e aftësive dhe lansimin e platformës së qëndrueshme për e-mësim, garë për bizners plan dhe ndihmë financiare prej 3.000 euro për pesë biznes ide.

Projektin e implementojnë Fondacioni për servis sipërmarrës për të rinj (Koordinatori), ZIP Instituti, Organizata rome për gra “Daja” si dhe Fondacioni Future 21.

Më shumë informacione mund të gjenden në www.pretpriemac.mk./Radio Vala

879 total views, 4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: