Breaking News
Home / Maqedoni / Kadastrat e Maqedonisë dhe Holandës nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Kadastrat e Maqedonisë dhe Holandës nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Shkup, 26 shkurt 2016 – Këmbimi i njohurive dhe përvojave me qëllim të thellimit të bashkëpunimit 10-vjeçar ndërmjet Agjencisë për kadastër të patundshmërive të Maqedonisë dhe Kadastrës holandeze parasheh sot Memorandumi i nënshkruar ndërmjet dy institucioneve.

“Sferat e konstatuara për bashkëpunim janë pjesë e konceptit të e-qeverisë, menaxhimit të mirë me tokën dhe shoqërinë e zhvilluar informatike”, tha pas nënshkrimit të Memorandumit drejtori i Kadastrës së Maqedonisë, Sllavçe Tërpevski.

Me Memorandumin, siç informoi, posaçërisht janë të ndara projektet 3D kadastra, administrata e-tokësore, administrata tokësore si zgjidhje përr problemet dhe çështjet sociale.

“Me atë potencohet edhe bashkëpunimi për përmirësimin e kapaciteteve gjatë implementimit të infrastrukturës nacionale të të dhënave hapësinore, hartave topografike, zhvillimit të mëtutjeshlm të kadastrës infrastrukturore dhe të gjitha çështjeve që dalin nga aspektet juridike lidhur me hipotekat dhe qiratë e banesave në bazën e kadastrës së të dhënave”, sqaroi Tërpeski.

hendrik Vestenbeg, përfaqësues i Kadastrës holandeze vlerësoi se Agjencia për kadastër të patundshmërive të Maqedonisë arriti zhvillim të madh në disa sfera.

“Gjatë dekadës së fundit bashkëpunuam me mjaft sukses në disa sfera. Në këto 10 vite Kadastra e Maqedonisë tregoi nivel të lartë që të ndërmarrë njohuri dhe përvojë nga shtetet e tjera siç është Holanda. Dëshirojmë ta urojmë Kadastrën për ndryshimet e shpejta që u zbatuan”, theksoi Vestenberg.

Ambasadori holandez në Maqedoni, Valter Plomp theksoi se në periudhën që vijon fokusi i bashkëpunimit do të jetë në ndarjen dhe transmetimin e njohurive dhe shkathtësive të të dy institucioneve.

“Mbështetja e tyre do të synojë drejt dizajnimit të sistemeve për regjistrim të tokës dhe të dhënave gjeografike. Jam i bindur se ky bashkëpunim do të jetë i interesit të ndërsjelltë”, theksoi ambasadori Plomp./Radio Vala

 750 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: