Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Të parandalojmë ndotjen e mjedisit jetësor dhe hapësirave publike

Të parandalojmë ndotjen e mjedisit jetësor dhe hapësirave publike

Sektori për mbikqyrje inspektuese në Komunën e Gostivarit, ditëve të fundit ka intensifikuar aktivitetet në terren në drejtim të parandalimit të dukurisë së hedhjes së materialeve të ndryshëm ndërtimorë nga ana e individëve dhe kompanive të ndryshme ndërtimore. 

Në disa raste, inspektorët kanë kapur në flagrancë persona të pandërgjegjshëm duke hedhur mbetje urbane në lokalitete të ndryshme brenda dhe jashtë qytetit.

Rastet janë fotodokumentuar. Sektori për mbikqyrje inspektuese në Komunën e Gostivarit ka iniciuar procedurë ligjore ndaj rasteve të konstatuara. 

Veprimet e tilla paraqesin shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit për pastërti publike, me çka parashihet kallëzim penal.  

Përveç shkeljes së dispozitave ligjore, aktet e këtilla ndotin mjedisin jetësor dhe hapësirën publike.

Lusim qytetarët që nëse janë dëshmitarë të këtyre akteve kundërligjore, të drejtohen deri tek Qendra për Informim në komunën e Gostivarit për të paraqitur këto raste. Së bashku të angazhohemi dhe të jemi në lartësinë e përgjegjësisë qytetare ndaj mjedisit ku jetojmë. 

 

 784 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Kosova e Neuchatelit në garë për vendin e parë

E Premte, me 9 Nëntor 2018 Ekipi i vetëm shqiptar në Kantonin e Neuchatelit në …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: