Breaking News
Home / Maqedoni / SHVL-UÇK shpreh shqetësim lidhur me nëpërkëmbjen e vlerave të UÇK-së

SHVL-UÇK shpreh shqetësim lidhur me nëpërkëmbjen e vlerave të UÇK-së

Shkup, 2 mars 2016 – Anëtarësia e ngushtë dhe e gjërë e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, pjesëmarrësit e mbijetuar të luftës së vitit 2001, të plagosurit e lirisë, anëtarët e familjeve të Dëshmorëve, shprehim shqetësimin e thellë lidhur me nëpërkëmbjen e vlerave të UÇK-së të faktorit shqiptar në trojet e të parëve në Maqedoni, të cilat hapur e fshehur, ushtrohen nga grupe dhe institucione të vendit, duke vënë në pikëpyetje normat njerëzore e kombëtare për të detyruar gjeneratat të largohen nga vendi ose të mbeten në rrugë pa perspektivë!

“U bëjmë thirrje kuvendarëve, përfaqësuesëve, qeveritarëve shqiptarë, drejtorëve, administratorëve kudo që veprojnë që të drejtohen te komunat shqiptare, për t’i përforcuar dhe pavarësuar në të gjitha pikëpamjet. Fillimisht komunat e goditura nga sulmet në vitin 2001.

Udhëheqësit e partive aktuale shqiptare t’i drejtojnë kuadrot drejt Çështjes Kombëtare Shqiptare”, thuhet në kumtesën e SHVL-UÇK. /Radio Vala

 707 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: