Breaking News
Home / Maqedoni / Ahmeti: Zgjedhjet të jenë kredibile, të mos ketë presion dhe frikësim ndaj votuesve

Ahmeti: Zgjedhjet të jenë kredibile, të mos ketë presion dhe frikësim ndaj votuesve

Shkup, 3 mars 2016 – Situata në vend dhe në rajon, zgjedhjet, të cilat do të mbahen më 5 qershor, si dhe marrëveshja e arritur më 2 qershor dhe aneksi i 15 korrikut, por edhe aktivitetet dhe angazhimi i Republikës së Maqedonisë për Samitin e NATO-s në Varshavë në korrik të këtij viti, kanë qenë temat, në të cilat sot në Ambasadën e SHBA-së kanë biseduar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike Brajan Hojt Ji.

“Jemi dakorduar se këto zgjedhje duhet të jenë kredibile, të mos kontestohen nga asnjëra palë, t’i plotësojnë të gjitha standardet dhe të mos kontestohen as lokalishtm as ndërkombëtarisht. Kemi biseduar edhe për hapat, të cilat Maqedonia do të duhet t’i ndërmerr në drejtim të angazhimeve që na presim për Samitin e NATO-s në korrik që të kemi pritje më të mëdha”, deklaroi pas takimit Ahmeti.

Ai theksoi se nuk është biseduar rreth spostimit të sërishëm të zgjedhjeve, por për plotësim të detyrave nga ana e të gjitha institucioneve, siç janë partitë politike, KSHZ-ja dhe të tjera, zgjedhjet do të jenë kredibile, ndërsa partitë politike, nënvizoi, ta bëjnë punën e tyre, të mos kretë presion dhe frikësim ndaj votuesve.

Në pyetjen e gazetarëve nëse pret zgjedhje kredibile, Ahmeti tha se konsideron që këto zgjedhje të jenë ndër më të monitoruarat në Republikën e Maqedonisë nga pavarësia e saj.

I pyetur nëse duhet të plotësohen të gjitha kushtet duke përfshirë edhe marrëveshjen për mediat, Ahmeti theksoi se bisedohet rreth shumë çështjeve, ndërsa SHBA-ja, siç tha, kanë qenë dhe mbeten miq tanë – kanë ndihmuar në të kaluarën, ndihmojnë edhe tani. 

Për atë nëse do të paraqitet dhe cila është frika e tij për atë që është i ftuar sot në PSP në lidhje me rastin “Kosmos”, Ahmeti u përgjigj se për atë do të “flasë atje”..

I pyetur nëse protestat e paralajmëruara nga BDI-ja për sot mund ta përkeqësojnë gjendjen e sigurisë në vend, lideri i kësaj partie Ahmeti potencoi se shtylla e demokracisë janë protestat. /Radio Vala

481 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: