Breaking News
Home / Komunat / Mexhiti: Shkupi nuk është Jerusalem apo Bejrut, kryqat të vendosen në kisha

Mexhiti: Shkupi nuk është Jerusalem apo Bejrut, kryqat të vendosen në kisha

Shkup, 3 mars 2016 – Shkupi nuk është Jerusalem, Belfast apo Bejrut, por është qytet ku duhet të ketë një bashkëjetesë mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe askush nuk mund të nxitë konflikte ndëretnike dhe ndërfetare. Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Çairit i cili sot protestoi para ndërtesës së Komunës së Butelit, Izet Mexhiti duke duke paralajmëruar protestat masive në ora 17:00 kundër vendosjes së Kryqit gjigant në hyrje të Butelit. 

“Nuk do të lejojmë që shteti jonë të përfshihet në urrejtje dhe dhunë fetare. Qëllimi jonë është paqja, bashkëpunimi, solidariteti dhe bashkëjetesa mes grupeve të ndryshme etnike e fetare. Ne nuk duam që Shkupi të shndërrohet në Belfast, Jerusalem apo Bejrut”, u shpreh para masës, Mexhiti.

Mexhiti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë i ka shpalosur arsyet se pse nuk duhet të vendoset kryqi gjigant në hyrje të Komunës së Butelit ku 50% e nxënësve që mësojnë janë shqiptarë. Poashtu edhe një pjesë e madhe e popullatës në këtë Komunë janë shqiptarë të cilët i takojnë religjionit islam, andaj vendosja e këti kryqi është një provokim ndaj besimtarëve musliman, ku në Maqedoni dominojnë shqiptarët. 

“Jemi mbledhur këtu për të shprehur kundërshtimin tonë si komunitet i dytë më i madh në vend, lidhur me vendimin përjashtues të Komunës së Butelit, vendim i cili ka vetëm një qëllim: përmes instrumentalizimit të fesë për qëllime politike të provokojë dhe të prodhojë tensione dhe përplasje etnike në Maqedoni”, ka deklaruar Mexhiti

Kryetari i komunës Mexhiti gjatë qëndrimit të sotëm në Butel u shpreh se kryqat duhet të vendosen në Kisha ndërsa minaret në Xhamia, duke aluduar në atë se në Maqedoni ka tolerancë ndërfetare dhe ndëretnike dhe askush nuk ka të drejtë që përmes simboleve fetare të nxitë konflikte të reja mes shqiptarëve dhe maqedonasve. /Radio Vala

463 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Lika vizituan Tetovën

Tetovë, me 6 Qershor 2017 Delegacioni qeveritar në përbërje me Kryeministrin Zoran Zaev, zv.Kryeministrin Hazbi …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: