Breaking News
Home / Maqedoni / Komisioni i BDI-së: Protestuesit do të qëndrojnë në tenda deri tek anulimi i vendimit nga ana e Komunës së Butelit për ndërtimin e kryqit

Komisioni i BDI-së: Protestuesit do të qëndrojnë në tenda deri tek anulimi i vendimit nga ana e Komunës së Butelit për ndërtimin e kryqit

Shkup, 4 mars 2016 – Mbrëmë nga ana e Komisionit të BDI-së për parandalimin e vendosjes së kryqit është marrë vendim që në vendin ku ndërtohet objekti të vendosen tenda dhe protestuesit të vazhdojnë të qëndrojnë gjatë gjithë kohës deri tek anulimi i vendimit nga ana e Komunës së Butelit, njofton Zhurnal.

Sipas mediumit, funksionarët e BDI-së e kaluan natën nën qiell të hapur. Ata kanë ndezur edhe zjarr, kanë lëshuar edhe muzikë kurse Policia ka qëndruar larg protestuesve.

Me këtë, tentohet që të pezullohet vendimi për vendosjen e Kryqit nga ana e kësaj komune, ku aspak nuk është respektuar parimi i Badinterit.

“Prej sot nuk do largohemi prej këtu deri sa nuk largohet Kryqi”, tha mes të tjerash kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Ndryshe, dje u mbajtën protesta të organizuara nga Komisioni i BDI kundër vendosjes së Kryqit në Butel, të koordinuara nga nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti.

Protestuesit dje kanë shkatërruar vendin ku është vënë gurthemeli I kryqit.

Protestuesit dje mbajtën në duar transparentet “Jo kryq politik”, “Politika larg fesë”, “Nuk duam që Shkupi të shndërrohet në Belfast, Jerusalem apo Bejrut” dhe të tjera.

Deputeti i BDI-së Artan Grubi i cili gjithashtu ka qenë mbrëmë në vendin ku pretendohet të ndërtohet kryqi ka deklaruar se vendimi është i motivuar politikisht dhe se është marrë pa i konsultuar shqiptarët duke mosrespektuar kështu parimin e shumicës së dyfishtë. E drejtë themelore kjo e pajtuar mes maqedonasve e shqiptarëve me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001.

“Shkupi është qytet multietnik, por në komunën e Butelit është marrë vendimi pa i respektuar të drejtat e shqiptarëve, të cilëve u është mohuar e drejta e votës për ta parandaluar kryqin politik. Nuk është respektuar parimi i votës së shumicë së dyfishtë. Dhe nëse lejohet margjinalizimi i shqiptarëve atëherë kjo lëndon rëndë jetën mes komuniteteve në Maqedoni”, ka thënë mes të tjerash deputeti i BDI-së Grubi.

Ai njëherit i ka ftuar edhe liderët e partive të tjera shqiptare duke kërkuar nga ata që të lënë dallimet dhe të bashkohen në këtë kauzë të drejtë./Radio Vala

480 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: