Breaking News
Home / Maqedoni / Më të ulëta shpenzimet në kompanitë e ndërtimit

Më të ulëta shpenzimet në kompanitë e ndërtimit

Shkup, 4 mars 2016 – Shpenzimet në ndërtimtari për objekte të reja për strehim individual në tre muajt e fundit nga viti i kaluar në krahasim me këtë periudhë të vitit 2014 janë më të ulëta për 2,6 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Në tremujorin e katërt të vitit 2015, në krahasim me tremujorin e tretë, shpenzimet në ndërtimtari për objekte të reja për strehim individual janë më të larta për 0,3 për qind, shpenzimet për materiale janë më të ulëta për 0,4 për qind, ndërsa shpenzimet për të punësuarit janë më të larta për 2,3 për qind.

Në tremujorin e katërt të vitit 2015, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2014, shpenzimet në ndërtimtari për objekte të reja për strehim individual janë më të ulëta për 2,6 për qind, shpenzimet për materiale janë më të ulëta për 4,5 për qind, ndërsa shpenzimet për të punësuarit janë më të larta për 2,5 për qind./Radio Vala

514 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mogherini në Shkup: Dyert tona janë të hapura, ju keni çelësin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka vizituar Shkupin …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: