Breaking News
Home / Maqedoni / Rënie në këmbimin tregtar me vendet e huaja në muajin e parë të vitit

Rënie në këmbimin tregtar me vendet e huaja në muajin e parë të vitit

Shkup, 4 mars 2016 – Këmbimi i mallrave të Republikës së Maqedonisë me vendet e huaja në janar të këtij viti ishte 694.140 mijë dollarë amerikanë, dhe shënoi ulje prej 8,6 për qind në krahasim me muajin e parë të vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë, në janar të vitit 2016, është 309.706 mijë dollarë amerikanë dhe shënon rënie prej 7.9 për qind, ndërsa vlera e përgjithshme e mallrave të importuara është 384.434 mijë dollarë, që është për 9,1 për qind.

Deficiti tregtar, në janar të vitit 2016, është 74.727 mijë dollarë, që paraqet zvogëlim për 14 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mbulimi i eksportit me importin, në janar të vitit 2016, është 80,6 për qind./Radio Vala

450 total views, 6 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mogherini në Shkup: Dyert tona janë të hapura, ju keni çelësin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka vizituar Shkupin …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: