Breaking News
Home / Sport / KF Gostivari ekip superior, mposhti liderin Lubancin, dominoi dhe shënoi katër gola

KF Gostivari ekip superior, mposhti liderin Lubancin, dominoi dhe shënoi katër gola

Gostivar, me 5 mars 2016

KF Gostivari po rikthehet fuqishëm në rrugën e fitoreve dhe suksesit në Ligën e Dytë. Në javën e dytë të sezonit pranveror, ekipi nën drejtimin e trajnerit Mensur Jakupi përveç se kanë shënuar fitore ndaj liderit Lubancit, ata kanë shënuar katër gola dhe kanë bërë rikthim në rezultat.

Maliq Beluli në minutën e 3-të, e kaloi në avantazh ekipin e Gostivarit, ndërsa Sllavço Velkovksi e rriti avantazhin në 2:0. Mysafirët e barazuan rezultatin në me anë të Bojeviqit në minutën e 51-të dhe Fidanoski në minutën e 65-të.

Vendosshmeria e ekipit të KF Gostivarit për të marr fitore dha rezultat. Gostivari shënoi dy golat avantazhi dhe fitore në minutën e 70 shënoi Bilall Velija për 3:2, ndërsa fitore e vulosi Altin Lloga në minutën e 87-të për 4:2. 

Nga gjashtëmbëdhjetë javë të zhvilluara, KF Gostivari ka grumbulluar 19-të pikë. Ndeshjen e radhës gostivarasit do të ndeshen me Euromilkun.

/Radio Vala

625 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Kosova 19, klubi më i ri shqiptar në Zvicër

Schmerikon SG, me 24 Mars 2019 FC Kosova 19 është klubi më i ri shqiptar, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: