Breaking News
Home / Sport / Klubi i Karatesë Asiart nga Gostivari mban provimin e parë për tituj nxënësish, vlerësohet pozitivisht puna e klubit

Klubi i Karatesë Asiart nga Gostivari mban provimin e parë për tituj nxënësish, vlerësohet pozitivisht puna e klubit

Gostivar, me 5 mars 2016

Klubi i karatesë ASIART nga Gostivari, ka mbajtur provimin e parë për tituj nxënësish në karate sipas programës së Akademisë së Karatesë. 

Provimin e realizoi komisioni i Akademisë në përbërje Abedin Zymberi, Lulzim Fejzullahu dhe Shefi Reci , ndërsa komisionit i ka asistuar edhe trajneri i klubit, Berat Jakupi. 

“Bashkë me komisionin i pranishëm ishte edhe kryetari i Akademisë së Karatesë z. Prof.Besnik Murati i cili në fjalën e rastit përshëndeti në emër të Akademisë nxënësit dhe prindërit e pranishëm në palestër të cilët ishin në një numër bukur të madh, gjithashtu pjesë e stafit nga Akademia ishte edhe traineri im i parë z. Prof Arlind Huseini. Më vjen mirë që punën time disa mujore me nxënësit e mi, komisioni e vlerësoi shumë pozitivisht si dhe prindërit që ishin prezent ngelën tepër të kënaqur me punën që kam bërë. Unë jam tepër i kënaqur me këtë vlerësim të këtij niveli që u është bërë nxënësve të mi, me çka tani jam i plotësuar dhe i bindur se krahas garave do të jem i suksesshëm edhe si trajner”, thekson Karateisti, Berat Jakupi, njëherit edhe trajner i KK Asiart. 

/Radio Vala

 788 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Bashkëbisedim me Besim Bublicën, Drejtor Sportiv në FC Dardania Basel, Sporti Shqiptar në Zvicër 25

Sporti Shqiptar në Zvicër, bashkëbisedim me Besim Bublicën, Drejtor Sportiv në FC Dardania Basel Autor …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: