Breaking News
Home / Sport / Vëllezërit Hadis dhe Festim Ademi nga Pallçishti i Tetovës shpallen Kampion të Zvicrës në Boksin amator

Vëllezërit Hadis dhe Festim Ademi nga Pallçishti i Tetovës shpallen Kampion të Zvicrës në Boksin amator

Locarno, me 6 mars 2016

Vëllezërit Hadis dhe Festim Ademi me prejardhje nga nga Pallçishti i Tetovës, të cilët kanë lindur dhe jetojnë në Biel/Bienne, anëtarë të Klubit të Boksit Burgdorf, janë shpallur Kampion të Zvicrës në Boksin amator të mbajtur në qytetin e Locarnos, transmeton RTV Syri Blue.  

Hadisi Ademi ka garuar në kategorinë Juniore me 66 kg, ndërsa Festimi në kategori më të lehtë në 44 kg.

Hadisi arriti një fitore mbas 6 sekondash ku fitoj me TKO dhe Festimi ka fituar në raundin e 2 mbasi që kundërshtari e pranoj humbjen vet.

“Ne shpresojmë që të vazhdojmë me suksese. Rezultatet janë shumë të mira, shumë pozitive që edhe na motivojnë për të arritur ëndrrat tona. Festimi është i pamposhtur prej fillimit dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Unë kam qenë në vendit e dytë vitet e fundit dhe e kam fituar kampionatin e anës franceze në Zvicër në vitin 2014. Unë kam filluar me Boksin në moshën 9 vjeçare, ndërsa Festimi në moshën 6 vjeçare. Ne kemi boksuar në Light Contact ku aty kemi pasur diku 30 ndeshje. Në vitin 2013 filluam me Boks Olympik. Tash në muajin e marsit 2016, bashkë ne vëllezërit Ademi arritëm fitore”, tha ekskluzivisht për RTV Syri Blue, boksieri Hadis Ademi. 

“Sot përfundoj Kampionati i Zvicrës në Boks në qytetin Locarno ku padyshim që jam shumë krenar me dy garuesit e mi Hadis dhe Festim Ademi të cilët morën medalje të arta në kategoritë e tyre përkatëse. Dy talent të mëdhenj që në të ardhmen do i shërbejnë Kombit Shqiptar”, shprehet Kampioni Evropian në Boks në Kategorinë WBO, Nuri Seferi njëherit edhe trajner i KK Burgdorf.

 

Burimi: K.Selimi /RTV Syri Blue

 

 

/Radio Vala

652 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: