Breaking News
Home / Maqedoni / BDI shpreh shqetësim për paragjykimet e SHGM-së

BDI shpreh shqetësim për paragjykimet e SHGM-së

Shkup, 7 mars 2016 – Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim për paragjykimet e Shoqatës së Gazetarëve të Republikës së Maqedonisë (SHGM) lidhur me pretendimet për “kërcënime” ndaj gazetarëve. 

Siç citohet në reagim, Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon nga SHGM si organizatë serioze e cila përfaqëson gazetarët, që mos të merret me spekulime dhe paragjykime, por të ftojë gazetarin e përfolur, nëse është vërtet i “kërcënuar”, që rastin ta paraqetë në organet kompetente.

Gjithashtu, presim që SHGM të reagojë ndaj shpifjeve dhe spekulimeve mediatike nga media të caktuara të njëpasnjëshme që po bëhen ndaj BDI-së, liderit tonë Ali Ahmeti dhe anëtarëve të tjerë partiakë si dhe njëkohësisht t’i ftojë gazetarët e tillë të respektojnë etikën gazetareske.

BDI është promotore e fjalës së lirë dhe mediave të pavarura dhe përgjegjëse para publikut, andaj asnjëherë nuk praktikon shtypje ndaj mediave e aq më pak “kërcënime” të cilat sajohen nga individë si pasojë e mungesës së protagonizmit dhe margjinalizimit shoqëror, shkruan në reagimin e BDI-së. /Radio Vala

540 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: