Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Bejta uron mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit

Bejta uron mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit

Gostivar, 7 mars – “Shumë të nderuar mësimdhënës dhe punëtorë të arsimit, 129 vjet më parë, më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike 

Shqipe. Andaj, 7 Marsi, Dita e Mësuesit shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqiptare. Në këtë dite ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe”, thuhet në urimin e kryetarit Bejta. 

“Të ushtrosh detyrën e mësimdhënësit, një profesion kaq të shenjtë nuk është vetëm privilegj por është edhe një përgjegjësi e madhe para kombit që përfaqëson. Nga duart tuaja janë kalitur bijtë dhe bijat tona më të mira që ishin shpirti dhe mëndja e popullit tonë. Sot, përsëri Ju keni në dorë privilegjin dhe përgjegjësinë për të ndërtuar një gjeneratë të ditur, të përgjegjshme dhe profesionale e cila do t’ju paraprijë proceseve shoqërore, kombëtare dhe do të jetë e aftë për të ndërtuar të ardhmen për brezat që do të vijnë. Duke u përkulur para sakrificës dhe punës së palodhshme të të gjithë mësimdhënësve ndër breza, Ju uroj 7 Marsin, këtë ditë të shenjtë dhe madhështore për arsimin në gjuhën Shqipe”, përfundon urimi i  kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta drejtuar mësimdhënësve shqiptarë me rastin e 7 Marsit, ditë së mësuesisë Shqipe.

 

739 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: