Breaking News
Home / Maqedoni / Benzinat shtrenjtohen për tre, dizeli për 2,5 denarë për litër

Benzinat shtrenjtohen për tre, dizeli për 2,5 denarë për litër

Shkup, 7 mars 2016 – Çmimet me pakicë të benzinave rriten prej sonte në mesnatë për tre denarë, ndërsa të dizelit pr 2,5 denarë për litër, kumtoi Komisioni rregullator i energjetikës.

Sipas vendimit të KRE, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të arrijë 58 denarë, i euroduper BS-98, do të jetë 60 denarë, ndërsa i Eurodizel 43,5 denarë për litër. Çmimi me pakicë i vajit eksra të lehtë për amvisëri, rritet për dy denarë dhe do të shitet nga 32 denarë për litër. Rritet edhe çmimi i mazutit dhe do të arrijë 15,69 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14-ditore shënon rritje për 10,7 për qind, ndërsa kursi i denarit në raport me dollarin arrin 56,09 denarë ose 2 për qind./Radio Vala

1,035 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: