Breaking News
Home / Arsim / Kryetari i BDI-së, Ahmeti uron mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit

Kryetari i BDI-së, Ahmeti uron mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit

Shkup, 7 mars 2016 – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me rastin e Ditës së Mësuesit ka uruar të gjithë mësimdhënësit shqiptar.

Ai në urim ka përshkruar disa prej investimeve kapitale në fushën e arsimit nga partia të cilën ai e drejton, pasi që konsideron se urata më e mirë për arsimtarët është që të punosh për ata dhe t’ju krijosh kushte optimale për edukim dhe brezave të ri.

Ahmeti me këtë rast përmendi themelimin e Universitetit Shqiptar në Shkup dhe investimet ne Universitetin e Tetovës, si dhe hapjen dhe renovimin e shumë shkollave shqiptare në Maqedoni.

“Mënyra më e mirë për të uruar më të merituarit tanë, mësuesit, është puna e përditshme për ndërtim, renovim si dhe hapje të çerdheve, shkollave të reja fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe, themelimit të Universitetit Shqiptar në Shkup ‘Nënë Tereza’, ndërtimit të kampusit universitar në Shkup, rritjes së buxhetit të Universitetit të Tetovës bashkë me hapjen e dy fakulteteve të reja dhe ndërtimit të konviktit studentor dhe kompleksit sportiv, finansimit të Universitetit të Evropës Juglindore, përkthimet e titujve shkencor botëror në gjuhën shqipe, bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja për medresenë dhe fakultetin e shkencave islame, ndarja e qindra vendimeve për mësues në të gjitha nivelet si dhe shumë e shumë proekte tjera që kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për punë dhe për edukim të brezave”, shkruan Ahmeti në urimin.

Ai shtoi se arsimi mbetet prioritet i BDI-së, ndërsa përkushtimi i tij përveç në krijimin e kushteve për punë, do të vijoj që të përqëndrohet edhe në cilësinë e edukimit dhe arsimit që nga çerdhet gjer tek universitetet. 

“Gëzuar mësimdhënës këtë festë të shtrenjtë për të gjithë ne” përfundon Ahmeti në urimi dërguar mësimdhënësve shqiptarë me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 Marsit./Radio Vala

862 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Zëvendëskryeministri Halili dënon sulmin vandal ndaj Shtëpisë së Alfabetit shqip në Manastir

Shkup, me 7 Mars 2017 Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Festim Halili ka dënuar sulmin …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: