Breaking News
Home / Komunat / Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti ua uron 7 Marsin të gjithë punonjësve në arsim

Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti ua uron 7 Marsin të gjithë punonjësve në arsim

Shkup, 7 mars 2016 – Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti me rastin e 7 Marsit uroi të gjithë arsimtarët dhe punonjësit në arsim.

“Të dashur arsimtarë dhe punëtorë të arsimit, 7 Marsi, një ditë e madhe dhe e bekuar për ne, për paraardhësit tanë por edhe për brezat që do vijnë, është një ditë e cila me krenari e pietet na kujton plejada të tëra mësuesish të cilët me përkushtim e vetëmohim arsimuan e edukuan shqiptarët në të gjitha trojet e tyre etnike.

Sot, kur këtë ditë e festojmë me manifestime të shumta, duke iu gëzuar sukseseve të pamohueshme që po arrijmë, ne zotohemi se për jetësimin e idealeve të shenjta të këtyre pishtarëve të dijes, të kulturës e arsimit, do të punojmë edhe më shumë, pa kursyer as veten dhe as mundësitë që i kemi.

Andaj, duke Ju dëshiruar suksese edhe më të mëdha në të ardhmen, të gjithë arsimtarëve shqiptarë, kudo qofshin ata, urime festa e “7 Marsit” – Ditës së mësuesit”, shkruan në urimin e Mexhitit./Radio Vala

411 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Lika vizituan Tetovën

Tetovë, me 6 Qershor 2017 Delegacioni qeveritar në përbërje me Kryeministrin Zoran Zaev, zv.Kryeministrin Hazbi …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: