Breaking News
Home / Komunat / Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari uron 7 Marsin – ditën e arsimt shqip

Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari uron 7 Marsin – ditën e arsimt shqip

Kërçovë,7 Mars 2016 – 7 Marsi është ditë e bashkimit gjithkombëtar që shënon dhe përkujton përpjekjet e atdhetarëve e arsimdashësve të parë të epokës së madhe të Rilindjes për shkollën shqipe, për frymën shqip të kombit që paskëtej me formimin e mendjeve të ndritura të ruhet liria e fituar me çmimin e gjakut. Dhe sigurisht, mësimdhënësit janë shtytësit , bartësit , dhënësit, përcjellësit e dijes tek mendjet e freskëta e të njoma të nxënësve, tek ata që vazhdimisht shfaqin etjen për mësim për fuqizim të prirjes drejt shkathtësive të veta. E veçanta e së bukurës qëndron në atë se të mësuarit i përket gjithkujt dhe është ushqim i nevojshëm për gjithkë, pavarësisht gjuhës, racës apo kombit. Por kjo gjë e shenjtë u mohohej shqiptarëve. Sidoqoftë, atdhedashësit janë ata që nderuan kombin me flijime të mëdha, me vullnete të çelikta. Vetëm të këtillët do të bënin më të mirën për fëmijët e popullit të vet. I këtillë ishte edhe Pandeli Sotiri që shfaqi guximin altruist ta hapi shkollën e parë shqipe. Kjo edhe ndodhi më 7 Mars 1887 në qytetin e Korçës. Mësonjtores së qytetit ia mësynë nxënësit e parë. Klasa mori formësimin e tablos së një mrekullie ku do të shkruhej e lexohej shqip, do të recitohej në ëmbëlsinë e kësaj gjuhe të lashtë ilire. Lumit të vrullshëm s’kish kush t’ia ndali hovin, sepse më vonë u hap edhe shkolla e vashave , udhëhequr nga motrat Qiriazi. Kështu anekënd trojeve shqiptare në dritën e vet shkëlqyen edhe shkolla të tjera. Tash më Mësonjtorja e parë korçare bëri shumë motra që e përkrahën dhe inkurajuan njëra-tjetrën.

Ndonëse këto ngjarje janë larg kohës së sotme, prapëseprapë i kujtojmë me krenari, duke madhëruar mësidhënësit e këtyre të bëmave. Për ne mbeten pishtarët e parë, flaka e të cilëve ndrit edhe në këto çaste , tek flasim për ata. Ndaj ta duam dritën e diturisë me të cilën do t’i gjejmë xhevahiret e jetës së bukur. Poeti ynë që i besonte të nesërmes, kur pa se u hap shkolla shqipe, briti me entuziazëm e gëzim të madh duke thënë : për ne ditët e mira paskëtej vinë

Prandaj bindshëm le ta ndjekim moton e fjalëëmblit Naim Frashëri :

Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë

Rroftë 7 Marsi- Dita e mësuesit! Rroftë kombi shqiptar!

Me këtë rast Komuna e Kërçovës të gjithë mësimdhënësve përzemërsisht ua uron 7 Marsin – ditën e arsimt shqip, duke u uruar shëndet dhe suksese të panumërta në punë!

Kërçovë, mars 2016 Kryetari i Komunës:

Fatmir Dehari

537 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Lika vizituan Tetovën

Tetovë, me 6 Qershor 2017 Delegacioni qeveritar në përbërje me Kryeministrin Zoran Zaev, zv.Kryeministrin Hazbi …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: