Breaking News
Home / Maqedoni / Ministri i drejtësisë Adnan Jashari dhe Ambasadori Britanik morrën pjesë në seminarin e dytë me temë “Unifikimi i praktikës gjyqësore në Maqedoni”

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari dhe Ambasadori Britanik morrën pjesë në seminarin e dytë me temë “Unifikimi i praktikës gjyqësore në Maqedoni”

Shkup,7 Mars 2016 – Ministri i drejtësisë Adnan Jashari dhe Ambasadori Britanik morrën pjesë në seminarin e dytë me temë “Unifikimi i praktikës gjyqësore në Maqedoni” i organizuar në kuadër të memorandumit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së drejtësisë dhe Ambasadës Britanike në Republikën e Maqedonisë

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari sot morri pjesë në seminarin e organizuar në suazat e projektit “Unifikimi i praktikës gjyqësore në Maqedoni” ku të pranishëm ishin Ambasadori Britanik z.Carls Garet, znj.Aneta Arnaudova Drejtoreshë e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik si dhe gjykatësit nga kolexhi gjyqësor eminent i Britanisë së Madhe znj.Xhoana Korner dhe z.Mark Okelton.

Ministri Jashari gjatë fjalimit të tij theksoi:

Duke u nisur nga çështja themelore se nëse sistemi jonë juridik, të cilin ne e definojmë si kontinental dhe korniza ligjore e përhershme ekzistuese, lejon përdorimin e një praktike të unifikuar gjyqësore, atëher kemi mundësi për të zhvilluar diskutime në praktikën gjyqësore.

Në këtë drejtim, dispozitat e Kushtetutës së RM, korniza ligjore përmes ligjeve dhe marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara nuk përbëjnë një pengesë, për aplikimin e kësaj praktike.

Qëllimi përfundimtar i cili duhet të arrihet është siguria juridike e qytetarëve dhe besimi në sistemin gjyqësor, dhe kjo mund të arrihet vetëm me përfshirje të reja ligjore përmes një praktike të unifikuar gjyqësore që njëkohësisht do të ishte mbrojtës i pavarësisë së gjyqësorit dhe gjyqtarëve.

Ministri Jashari gjithashtu shtoi se: për unifikimin e procesit të praktikës gjyqësore, duhet theksuar roli i rëndësishëm i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, si gjykata më e lartë në vend, e cila në përputhje me Kushtetutën, siguron njëshmërinë në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave përmes parimeve të përgjithshme të miratuara dhe të përcaktuara në çështje të veçanta juridike të cilat kontribuojnë në avancimin e praktikës gjyqësore dhe harmonizimin e ligjeve nga ana e gjykatave.

Mundësitë dhe sfidat për të kapërcyer pengesat e identifikuara, për të siguruar zgjidhjen më të përshtatshme për krijimin e mëtejshëm të një praktike të unifikuar mbeten të shqyrtohen dhe të zgjidhen në këtë seminar./Radio Vala

642 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: