Breaking News
Home / Maqedoni / Shënohet sot 7 Marsi, Dita e mësuesit

Shënohet sot 7 Marsi, Dita e mësuesit

Shkup, 7 mars 2016 – Në mbarë trojet shqiptare, sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. 125 vjet më parë, më 7 Mars të 1887-së, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike.

Kjo festë shënohet me aktivitete të ndryshme si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Medvegje e Bujanovc, si dhe ne Diasporë.

Përkujtojmë se më 7 Mars te vitit 1887 në Korçë, u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje u konsiderua një fitore për popullin shqiptar, pasi deri me atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë.

Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj./Radio Vala

572 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: