Breaking News
Home / Lajme / Urim i rektorit të UT-së, Vullnet Ameti me rastin e 7 Marsit ditës së mësuesit shqiptar

Urim i rektorit të UT-së, Vullnet Ameti me rastin e 7 Marsit ditës së mësuesit shqiptar

Tetovë, 7 mars 2016 – Rektor i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti përmes një komunikate për media, uron të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – ditës së mësuesit.

“7 Marsi, na përkujton figurën e nderuar të Mësuesit kombëtar, përpjekjen titanike më vigane të kombit tonë për të ruajtur identitetin kombëtar, si dhe për t’u bërë ballë synimeve grabitqare dhe asimiluese të armiqve tanë të përbetuar”, thuhet në urim.

Universiteti ynë, shton më tej, çdo vit e shënon këtë datë historike, si ditë e ndritur nga e kaluara jonë e lavdishme, si dhe një motiv nxitës për punën që kryejnë punonjësit tanë të arsimit dhe shkencës.

“Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja dhe arritje në sferën e arsimit në gjuhën amtare”, thotë në urimin rektori i Universitetit të Tetovës, Ameti dërguar mësimdhënësve shqiptarë./Radio Vala

574 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: