Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Bejta: “Mësuesit shqiptarë agjitatorë të frymës kombëtare”

Bejta: “Mësuesit shqiptarë agjitatorë të frymës kombëtare”

Me rastin e festës së 7 Marsit, ditës kombëtare të arsimit në Gjuhën Shqipe, Qendra për Kulturë në mbështetje të Komunës së Gostivarit organizoi manifestimin tashmë tradicional dedikuar mësuesit shqiptar.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe nikoqiri i manifestimit, kryetari Nevzat Bejta i cili në fjalën e tij përshëndetëse lartësoi figurën e mësuesit shqiptar në të gjitha kohërat.

Duke u drejtuar para mësimdhënësve të pranishëm në sallë, kryetari Nevzat Bejta tha që: “Ju keni në dorë privilegjin dhe përgjegjësinë për të ndërtuar një gjeneratë të ditur, të përgjegjshme dhe profesionale e cila do t’ju paraprijë proceseve shoqërore, kombëtare dhe do të jetë e aftë për të ndërtuar të ardhmen për brezat që do të vijnë”.

“Mësuesit shqiptarë në çdo kohë e në çdo krahine, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në radhë të parë ishin patriote dhe njerëz të emancipuar, agjitatorë të frymës kombëtare. Ne si Komunë kemi investuar shumë në përmirësimin e kushteve nëpër shkolla dhe mund të themi se Komuna e Gostivarit i ka shkollat më të mira në Maqedoni por edhe në gjitha trojet shqiptare”, tha kryetari Bejta duke shtuar se: “7 marsi është dita e vetme e cila i kushtohet mësuesit. Është një ditë qëlluar dhe më vjen mirë që kemi një ditë të veçantë që të shprehim nderimet tona për mundin e tyre”.

Kryetari i Komunës shprehu falënderime për drejtorin e Qendrës për Kulturë në Gostivar, Luan Zenku për organizimin e denjë të këtij manifestimi.

Drejtori Zenku u shpreh se pa ndihmën e Komunës aktiviteti nuk do të mund të realizohej ndërkohë që falënderoi ish drejtorin Bashkim Hasanin i cili në mandatin e tij vuri themelet e këtij manifestimi që synon të përkujton jetën dhe veprën e mësimdhënësve nga rajoni i Gostivarit.

Referat rasti paraqiti veterania e arsimit në gjuhën shqipe në rajonin e Gostivarit, zonja Zymryt  Abazi.

Me këtë rast, u ndanë mirënjohje për familjarët e mësimdhënësve të ndjerë Abdylhaqim Menga,  Alaedin Shehu, Femi Qazimi, Qenan Elmazi , Mefail Elmazi dhe Irfete Fetahu.

Mirënjohje u ndanë edhe për mësimdhënësit që u pensionuan brenda vitit, edhe atë: Ajshe Osmani, Emine Dalipi, Belul Bajrami, Nakil Iljazi, Memet Aliti. Alit Aliti , Jetish Abduli , Halit Ismaili , Hivzi Abazi si dhe Musa Selmani.

Për kontributin e dhënë në organizimin e manifestimit, mirënjohje mori edhe shkolla fillore “Goce Dellçev”, kurse e pranoi zëvendësdrejtori Sefer Elmazi. Korri i nxënësve të kësaj shkolle nën dirigjimin e profesorit të muzikës, Bastri Ristemi interpretuan himnin kombëtar dhe paraqitën disa pika muzikore, ndërkohë që nuk munguan edhe poezitë e recituara nga nxënësit e shkollave të Gostivarit në nder të mësimdhënësve.  

Për mësueset kënduan edhe solistët gostivarase Fjolla Iseini dhe Premtim Nuhiu.

Ndërkohë, ashtu si çdo vit në muret e sallës së vogël të Qendrës për Kulturë, u ekspozuan fotografitë e mësimdhënësve tashmë të nderë të rajonit të Gostivarit.  

634 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: