Breaking News
Home / Komunat / Më 13 mars 2016, “Karnavalet Ilire” në Malësinë e Sharrit

Më 13 mars 2016, “Karnavalet Ilire” në Malësinë e Sharrit

Tetovë, me 8 mars 2016

Të nderuar miq, bashkëfshatararë, dashamirë të etnokulturës, u informojmë se më 13 mars 2016 (dita e diel) nga ora 9 e 30 minuta, në fshatin Bozovcë, do të mbahet manifestimi tradicional “Karnavalet Ilire” të Malësisë së Sharrit, si dhe tribuna shkencore dedikuar enkas këtij manifestimi. Bashkëorganizues të tribunës shkencore janë Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore te Shqiptarëve – Shkup dhe Këshilli organizativ i manifestimit në fjalë.

Ju ftojmë me këtë rast që të merrni pjesë në këtë ngjarje kulturore dhe bashkarisht të promovojmë vlera kulturore mijëvjeçare me taban autokton dhe mbarëkombëtar. Pjesëmarrja juaj do ta bëjë më madhështor këtë manifestim tradicional që mbahet nën patronazhin e Komunës së Tetovës.

/Radio Vala

445 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Lika vizituan Tetovën

Tetovë, me 6 Qershor 2017 Delegacioni qeveritar në përbërje me Kryeministrin Zoran Zaev, zv.Kryeministrin Hazbi …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: