Breaking News
Home / Komunat / Filloi me punë fabrika e KSS në Kërçovë, njëmijë punësime

Filloi me punë fabrika e KSS në Kërçovë, njëmijë punësime

Kërçovë, 9 mars 2016 – Kompania amerikane Ki Sejfti Sistems (KSS) sot filloi me prodhimin e fabrikës në zonën e lirë ekonomike në Kërçovë.

Në kapacitetin e ri prodhues brenda vitit do të prodhohen tre milionë aerbegë për automobila dhe pritet eksport vjetor prej 70 milionë eurove. Investimi i përgjithshëm i KSS në në shumë prej 15 milionë eurove duhet të hapë gjithsejt 1.000 vende pune.

Kompania amerikane, e cila filloi me prodhim si braunflild investim në qendër të Kërçovës, pas 20 punësimeve filluese, për momentin ka angazhiar 230 punëtorë.

Kryesia e kompanisë gjatë lëshimit në përdorim për deri në fund të vitit paralajmëroi 700 vende të punës, ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm njëmijë.

“Në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2017 KSS do të investojë përafërsisht 15 milionë euro në fabrikën në Maqedoni. Njejtë impresiv është numri i vendeve të punës që e krijojmë. Deri në fund të vitit 2015 patëm 153 të punësuar, deri në fund të vitit do të kemi përafërsisht 700, ndërsa deri në fund të vitit 2017 njëmijë të punësuar. me këta të punësuar do të prodhojmë përafërsisht tre milionë copë këtë vit dhe gjashtë milionë në vitin 2017”, tha Rauf Gaspari, përfaqësues i KSS.

Për prodhimet tona, shtoi, me rëndësi vitale është që pa ndërprerje të përmbushen standardet më të larta për cilësi dhe do ta kyçim fabrikën në Maqedoni në zhvillimin e këtyre prodhimeve.

Zëvendëskryeministri dhe minsitër i Financave, Zoran Stavreski theksoi se hapja e kapacitetit prodhues i KSS-së në Maqedoni është edhe një vërtetim  se rezultojnë përpjekjet e Qeverisë të bëhet destinim për numër të madh të investuesve të huaj.

Shprehi bindje se KSS do ta përmbushë premtimin dhe do t’i realizojë 700 punësimet e paralajmërimeve këtë vit, ndërsa njëmijë deri në fund të vitit të ardhshëm. Zëvendëskryeminsitri Stavreski potencopi se kjo do të thotë ekzistencë për njëmijë familje.

Drejtori i Drejtorisë për ZZHTI, Viktor Mizo potencoi se fabrika e KSS-së që është ndërtuar në sipërfaqe prej 13.600 metrash katrorë fabrikë prodhuese në zonën në Kërçovë dhe investim më të madh në atë rajon, krahas njëmijë punësimeve të paralajmëruara të drejtpërdrejta, do të kontribuojë edhe për punësime indirekte, për zhvillim të rajonit, zbatim të teknologjive dhe për përmirësime të këmbimit tregtar të shtetit jashtë./Radio Vala

2,109 total views, 5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Lika vizituan Tetovën

Tetovë, me 6 Qershor 2017 Delegacioni qeveritar në përbërje me Kryeministrin Zoran Zaev, zv.Kryeministrin Hazbi …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: