Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Kryetari Nevzat Bejta ndoqi nga afër punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Reçan

Kryetari Nevzat Bejta ndoqi nga afër punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Reçan

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar edhe nga deputeti i Zonës, Jamin Sinani, vizituan fshatin Reçan ku dhe ndoqën zhvillimin e punimeve për përshtatjen, nivelizimin, tamponimin dhe asfaltimin e rrugës në mëhallën e quajtur Përtej – Mellce të këtij fshati.

Kryetari Nevzat Bejta në prononcimin për mediat e pranishme deklaroi që:  “Sot jemi këtu për të ndjekur nga afër fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që është e një rëndësie të veçantë për banorët e fshatit Reçan dhe sidomos për banorët e kësaj mahalle”.

“Banorët e fshati Reçan janë të gëzuar që asfaltohet kjo rrugë që ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e tyre. Por i gëzuar jam edhe unë që po realizohet ky projekt që ishte premtuar para banorëve të fshatit Reçan në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Ky projekt tani realizohet dhe për një afat të shkurtër kohor do të vijmë ta lëshojmë në përdorim. Rruga është e gjatë mbi 800 metra, me gjerësi prej 3.5 metra dhe vlera e investimit është mbi 6 milion denarë”, deklaroi kryetari Nevat Bejta, i cili me këtë rast po ashtu theksoi që: “Në tre vitet e kaluara arritëm ta realizojmë 100 % programin tonë parazgjedhor 2013 / 2017 dhe tani vazhdojmë të realizojmë projekte të paparashikuara dhe që nuk i kishim premtuar në kampanjën parazgjedhore”.

Kryetari Bejta tha që ky investim do të ndikon edhe në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë familjare, sepse rruga do të shfrytëzohet nga banorët e fshatit edhe për vajtje ardhje në fushën e tyre pjellore. 

Komuna e Gostivarit, tha kryetari Nevzat Bejta, edhe në të ardhmen do të realizon investime të tilla për banorët e fshatit Reçan, duke nënvizuar me këtë rast edhe rregullimin e stadiumit të fshatit.

Deputeti i Zonës me prejardhje nga ky fshat, Jamin Sinani deklaroi që si banor i fshatit Reçan dhe i lindur në këtë mëhallë, është një kënaqësi e veçantë kur sheh që po realizohet një kërkesë e kahmotshme e popullatës. Sinani falënderoi kryetarin Nevzat Bejta që këtë premtim elektoral po e realizon, dhe që do të jetë shumë i dobijshëm për banorët e këtij fshati në përditshmërinë e tyre. 

Banorët e fshatit Reçan shprehen falenderim publik përmes mediave për investimin e ndërmarrë nga kryetari Nevzat Bejta në lokalitetin e tyre, duke shtuar që: “Shumë politikanë i kishin vizituar dhe u kishin premtuar, por fjalën e mbajti vetëm kryetari Bejta”.  

530 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: