Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / BDI-ja e Gostivarit: Jemi gati në çdo moment për zgjedhje, jemi të përgatitur për postet kyçe të vendit

BDI-ja e Gostivarit: Jemi gati në çdo moment për zgjedhje, jemi të përgatitur për postet kyçe të vendit

Gostivar, me 11 Mars 2016

Sonte në mbledhjen e përbashkët të strukturave të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar, përfshi kryesinë e degës, kryetarët e Këshillave Vendore, Forumit Rinor FR-BDI) dhe Forumit të Gruas (FG-BDI), deputetëve, ministrave dhe funksionarëve të tjerë qendror dhe lokal, diskutuam për aktualitetin politik dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Biseduam për datën e zgjedhjeve, 5 qershorin, thuhet njoftimin e Degës së BDI-së së Gostivarit, transmeton Radio Vala. 

“Për ne nuk ka rëndësi dhe është irelavante se kur do të mbahen zgjedhjet, sepse, në çdo moment jemi gati për garën zgjedhore. Ne nuk ikim nga populli, bile mbajtja e zgjedhjeve është një mundësi më tepër që të jemi edhe më afër qytetarëve, ashtu siç e bëjmë permanent qoftë para apo pas zgjedhjeve. Ne jemi zgjedhur për të përfaqësuar popullin shqiptar dhe jemi vënë në shërbim të realizimit të kërkesave të tyre, qoftë si Pushtet Lokal qoftë në Institucionet qendrore.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka qëllime dhe platformë politike. Kemi përgatitur kuadro për të përfaqësuar institucionet kyçe në vend, siç janë Parlamenti, Presidenca dhe Qeveria. Kemi kuadro të përgatitura dhe profesionale për të udhëhequr me postet kryesore të shtetit. Pushtetin Lokal e kemi fituar, dhe tani punojmë që të udhëheqim edhe me institucionet qendrore, si posti i Presidentit të shtetit, kryeministrit apo kryeparlamentarit”, theksojnë nga Dega e BDI-së së Gostivarit. 

K.S/Radio Vala

501 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: