Breaking News
Home / Komunat / Ajrije Daci zgjidhet kryetare e Forumit te Gruas së BDI- në Dibër

Ajrije Daci zgjidhet kryetare e Forumit te Gruas së BDI- në Dibër

Dibër, me 13 Mars 2016 

Sot në qytetin e Dibrës u mbajt Kuvendi i tretë zgjedhor i Forumit të Gruas së BDI-së- dega Dibër.

Kuvendin e hapi Kryetarja e deritanishme e Forumit të Gruas , znj. Julieta Marku e cila përshëndeti të pranishmit dhe raportoi për punën e deritanishme si kryetare e Forumit të Gruas së BDI-së, dega Dibër.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës së Dibrës, njëherë edhe kryetari i degës së BDI-së në Dibër, i cili duke folur për rolin e gruas në shoqëri, e sidomos për hapësirën që BDI u ka dhënë grave në politik bërje, mes tjerash tha: “Platforma politike e BDI-së ofron ambientin më të mirë për t’u marrë femra shqiptare me politikë. Tradita dibrane ofron mundësi që femra dibrane të jetë anëtare e BDI-së, pasi atë që e bëri UÇK-ja me luftë, sot e bën BDI-ja me politikë”. 

Gjithashtu të pranishmit i përshëndeti edhe deputetja e BDI-së në Parlamentin e Maqedonisë, znj. Vjollca Mehmeti-Nuredini, e cila duke çmuar lartë rolin e gruas në BDI dhe hapësirës që ajo zë në forumet e partisë, mes tjerash tha: “Forumi i gruas është një nga hallkat kryesore për funksionim të suksesshëm të një subjekti politik. Për këtë i falënderohemi liderit z.Ali Ahmetit, i cili i ka hapur dyert e partisë sonë për t’u dhënë mundësi edhe grave që me vlerat, aftësinë dhe profesionalizmin e tyre, të garojnë së bashku me burrat në betejat politike”.

Kryetarja e sapo zgjedhur Ajrie Daci pasi falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë, para tyre u zotua se do të kryejë detyrën e besuar me nder dhe sinqeritet, si dhe do të jetë gardiane kryesore në drejtim të avancimit dhe ruajtjes së të drejtave të grave. 

/Radio Vala

Displaying diber 1.jpg

567 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Lika vizituan Tetovën

Tetovë, me 6 Qershor 2017 Delegacioni qeveritar në përbërje me Kryeministrin Zoran Zaev, zv.Kryeministrin Hazbi …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: