Breaking News
Home / Maqedoni / Xhaferri-Basha: Të intensifikohen raportet brenda shqiptarëve

Xhaferri-Basha: Të intensifikohen raportet brenda shqiptarëve

Tiranë, me 13 Mars 2016

Në ditën e tretë të punimeve të Samitit për Demokraci të Europës Qendrore organizuar nga Instituti Internacional Republikan (IRI) dhe Fondacioni “Akademia Politike”, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Z.Musa Xhaferri realizoi një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Z.Lulzim Basha.

Z.Xhaferri dhe Z.Basha diskutuan për situatën politike në Rajon duke i kushtuar vëmendje të veçantë rolit dhe pozitës së Shqiptarëve në gjitha lëvizjet dhe zhvillimet politike në Rajon.

Zëvendës Kryeministri Xhaferri informoi Kryetarin e PD Basha rreth situatës politike në Republikën e Maqedonisë dhe për përpjekjet e faktorit politik shqiptar dhe në veçanti subjektit që ai përfaqëson në drejtim të ruajtjes së stabilitetit të institucioneve të vendit tonë.

Z.Basha shprehu shqetësimin e tij për situatën politike në Maqedoni dhe theksoj se faktori politik Shqiptar ne Maqedoni do duhet të veproj me maturi të veçantë deri në tejkalimin e kësaj periudhe të vështirë politike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Në këtë drejtim Z.Basha theksoi se faktori politik shqiptar duhet te fokusohet dhe të investoj shumë në ndërtimin e institucioneve të fuqishme demokratike pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’ju shërbejmë më së miri qytetarëve që i përfaqësojnë.

Dy bashkëbiseduesit gjatë diskutimit të tyre elaboruan edhe situatën politike në Republikën e Kosovës,përfaqësuesit politik të së cilës Z.Basha i takoi gjatë kësaj jave në Kosovë.

Z.Basha Dhe Z.Xhaferri patën konstatim të përbashkët rreth bashkëpunimit në mes të shqiptarëve në Rajon dhe vlerësuan se megjithatë duhet të intensifikohen raportet brenda shqiptarëve dhe atë me iniciativa konkrete ne sferën e kulturës,arsimit,sportit,ekonomisë së tregut.

Në fund të takimit Z.Musa Xhaferri ftoi Z.Basha në vizitë në Republikën e Maqedonisë,ftesë të cilës Basha ju përgjigj pozitivisht. /Radio Vala

461 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mogherini në Shkup: Dyert tona janë të hapura, ju keni çelësin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka vizituar Shkupin …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: