Breaking News
Home / Komunat / Xhenet Iseini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së -Dega Likovë

Xhenet Iseini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së -Dega Likovë

Likovë, me 13 mars 2016

Sot në fshatin Hotël të komunës së Likovës u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Forumit rinor të BDI-së  -Dega e Likovës.të pranishëm në këtë Kuvend përvec kuvendarëve ishin edhe nënkryetari i BDI-së dhe kryetar i komunës së Likovës Sadulla Duraku zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, shefi i shtabit qendror zgjedhor dhe ministër i ekonomisë Bekim Neziri, ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani, deputetë të zonës dhe funksionarë lokal të kësaj dege.

Në fjalën e tij, nënkryetari Duraku uroi mbajtjen e këtij Kuvendi. “Në emrin tim dhe në emër të liderit të BDI-së, në veçanti përshëndes rininë, të rinjtë dhe të rejat më progresivë të këtij vendi. Ne si të rinjë kemi pasur disa procese mbi supet tona, duke i dëgjuar baballarët tanë, duke na mësuar gjenerata më e vjetër, mbi supet tona kemi bartur procese të rënda politike. Rinia e Kumanovës ka nivel të lartë të vetëdijes, nivel të lartë intelektual e arsimor. Besoj që BDI është një subjekt dhe lëvizje e cila investon më së shumti tek pasardhësit e vet. Besoj në liderin tonë dhe tek njerëzit e tij. Bashkërisht do ti çojmë proceset andej ku kanë synuar baballarët dhe paraardhësit tanë, me qëllim që ta lulëzojmë këtë vend. Jemi komunë rurale dhe e varfër, por kemi një zemërgjerësi të madhe që edhe vendet tjerat na kanë zili. Ju rinia jeni avangardi i këtyre proceseve të programit”, tha Duraku.

Ministri i pushtetit lokal, Lirim Shabani tha se Rinia e Likovës është e rradhitur pas Bashkimit Demokratik për Integrim. “Ditët e fundit qytetarët e Likovës shohin se disa parti vijnë nëpër klasa të shkollave të mbajnë kuvende me nga 50 persona. Dallimi është se ne kështu i bëjmë tubimet dhe se BDI nuk është formuar në kafene dhe në rrugë. Para shefit të shtabit deklaroj se kjo rini është më se e gatshme ti bartë proceset për të mirën e shqiptarëve”, tha ai.

Shefi I shtabit qendror zgjedhor, Bekim Neziri uroi mbajtjen er këtij Kuvendi dhe njëkohësisht nënvizoi se BDI është duke mbajtur në të gjitha degët e saj Kuvendet zgjedhore të Forumit rinor. “Forumi rinor është një segment kyç për një subjekt politik të shëndoshë. Nuk dyshoj se me datë 5 qershor do festojmë fitoren e radhës në Likovë dhe në tërë Maqedoninë. E nderuara rini, zgjedhjet e 5 qershorit janë më të rëndësishme për BDI-në, por është edhe për të gjithë Shqiptarët në Maqedoni. Disa parti politike në mënyra të ndryshme po luftojnë politikat e BDI-së duke shantazhuar e gënjyer. Nuk ka forcë politike as maqedonase e as shqiptare që e ndal turin dhe forcën e BDI-së së udhëhequr nga Ali Ahmeti”, tha Neziri.

 

Për kryetar i Forumit Rinor dega e Likovës së Bashkimit Demokratik për Integrim u zgjodh Xheneti Iseni. /Radio Vala

486 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Lika vizituan Tetovën

Tetovë, me 6 Qershor 2017 Delegacioni qeveritar në përbërje me Kryeministrin Zoran Zaev, zv.Kryeministrin Hazbi …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: