Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Kryetari Nevzat Bejta vizitoi Bashkinë e Elbasanit. Me kryetarin Qazim Sejdini këmbyen përvojat në qeverisjen lokale

Kryetari Nevzat Bejta vizitoi Bashkinë e Elbasanit. Me kryetarin Qazim Sejdini këmbyen përvojat në qeverisjen lokale

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Bejta qëndroi për vizitë në Bashkinë e Elbasanit. Gjatë takimit zyrtar që u realizuar me ftesë të kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini, u diskutuan tema që ndërlidhen me funksionimin e Pushtetit Lokal. 

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta u interesua për investimin e kryer në Elbasan sa i përket riciklimit të mbetjeve urbane. Në këtë Bashki ka nisur ndërtimi i impiantit të parë të prodhimit të energjisë nga mbetjet.

“Impianti i parë në vend për trajtimin e mbetjeve urbane me vlerë 22 milion euro sapo ka nisur së ndërtuari. I vendosur në vendgrumbullimin e mbetjeve në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan, ky impiant nga njëra anë i jep zgjidhje një problemi serioz në vend, mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve, por nga trajtimi teknologjik i tyre do të përfitohet edhe energji e gjelbër. Në fazën e shfrytëzimit është parashikuar të prodhohet rreth 17 250 Mwh energji në vit”, njoftoi kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Kryetari Nevzat Bejta tha që në Komunën e Gostivarit problem akut që kërkon zgjidhje mbetet ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve urbane, prandaj po shihen të gjitha mundësitë për tejkalimin e kësaj situate.

Në takim, u këmbyen edhe përvoja tjera rreth funksionimit të Pushtetit Lokal. Në këtë drejtim, kryetari Nevzat Bejta përmendi investimin e kryer në ngritjen dhe funksionimin e Stacionit Filtrues të ujit për pije në Komunën e Gostivarit.

Vizita e delegacionit të Komunës së Gostivarit, ku të pranishëm ishin edhe shefi i kabinetit, Bashkim Hasani, shefi i Sektorit të Urbanizmit, Jeton Salija dhe shefi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, Pajtim Saiti, u realizua në ditën e Verës, një festë tradicionale që mbahet në Bashkinë e Elbasanit dhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Kryetari Nevzat Bejta, i shoqëruar nga homologu Qazim Sejdini vizituan sheshin e qytetit ku po zhvillohej festa.

Gjatë vizitës në Elbasan, kryetari Nevzat Bejta takoi edhe deputetin e Vlorës, Fatmir Toçi, ndërkohë që dha edhe një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH). 

507 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: