Breaking News
Home / Maqedoni / Sot dita e fundit për dorëzimin e fletëparaqitjes tatimore vjetore

Sot dita e fundit për dorëzimin e fletëparaqitjes tatimore vjetore

Shkup, 14 mars 2016 – Deri në këtë moment 317 mijë qytetarë e kanë realizuar obligimin e tyre dhe kanë paraqitur fletëparaqitje tatimore vjetore deri në Drejtorinë për të Ardhura Publike, nga të cilat 1.530 e kanë shfrytëzuar mundësinë për të dorëzuar përmes rrugës elektronike përmes sistemit e-Tatime, informon zëdhënësja e DAP-it, Vesna Novakoviq.

“Nesër është 15 mars, dita e fundit deri kur qytetarët kanë për obligim ta parashtrojnë fletëparaqitjen e tyre tatimore vjetore, gjegjësisht t’i paraqesin tatimet të cilat i kanë realitzuar në vitin 2015. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarët të cilët ende nuk e janë kryer obligimin e tyre, këtë ta bëjnë sot dhe gjatë ditës së nesërme”, deklaroi Novakoviq.

Ajo theksoi se drejtoritë rajonale të Drejtorisë dhe zyrave tatimore punojnë deri në orën 18:00, ndërsa Qendra e kontaktit e DAP-it deri në orën 20:00. Sqaroi se obligimi për paraqitje ka secili që ka realizuar të ardhura shtesë jashtë pagës së saj ose pension dhe shtoi se në fletëparaqitje vendosen edhe të ardhurat të realizuara nga paga dhe pensionet.

Theksoi se për ata qytetarë të cilët nuk do ta realizojnë obligimin e tyre janë paraparë dënime në vlerë prej 100 deri në 200 euro në kundërvlerë të denarit.

Ligji parasheh që edhe paguesit e të ardhurave në afatin ligjor, qytetarëve t’iu dorëzojnë llogari me të ardhura për bruto të ardhura, kontribute të paguara dhe tatimin e paguar personal. Përderisa nuk e bëjnë këtë janë parashikuar dënime edhe për ta.

Korrigjimi, sqaroi, mund të parashtrohet edhe pas skadimit të afatit përfundimtar për parashtrimin e fletëparaqitjes tatimore vjetore, por në periudhë sa më të shkurtë të mundshme.

Numri më i madh prej 320 mijë të fletëparaqitjeve tatimore janë parashtruar në Kontakt qendrën e DAP-it edhe atë 77..866, pastaj vijojnë zyrat tatimore në Shtip me 68.999, Shkup me 51.936, Manastir me 56.253, Kavadar me 37.610 dhe Tetovë me 22.562. /Radio Vala

849 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: