Breaking News
Home / Maqedoni / Nënshkruhet marrëveshje për rregullimin e lumit Vardar në rajonin e Pollogut

Nënshkruhet marrëveshje për rregullimin e lumit Vardar në rajonin e Pollogut

Shkup, 15 mars 2016 – Marrëveshje për projektin kryesor për rregullimin e lumit Vardar në rajonin e Pollogut në vlerë prej 2 milionë e 800 mijë euro sot nënshkruan ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi dhe dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë – Shkup në kuadër të UCM, Darko Maslovac.

Sipas ministrit Izairi, marrëveshja do të zbatohet sipas dinamikës së përcaktuar paraprakisht, ndërsa theksoi se është i kënaqur që pikërisht Fakulteti i Ndërtimtarisë si institucion serioz do ta zbatojë.

Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Moslavac vlerëson se ky projekt është vazhdim i projektit më të vjetër, me atë që dokumentet e përgjithshme, siç tha, do të shfrytëzohen maksimalisht, por do të pësojë edhe shumë ndryshime.

Baseni i lumit në rajonin e Pollogut është me gjerësi të madhe, thellësi të vogël dhe me kthesa të ashpra. Në më shumë akse ka mbeturina gjë që çon drejt vërshimit të vendbanimeve dhe të sipërfaqeve të mëdha të tokës pjellore. Me rregullimin e tij do të eliminohen përmbytjet, do të stabilizohet regjimi i ujit në rajonin e Pollogut ndërsa do të kontrollohet prodhimi dhe transporti i ardhjes së lumit.

Ministri i Mjedisit Jetësor me këtë projekt do të sigurojë 2 milionë e 600 mijë denarë mjete të siguruara përmes Programit për investime në mjedisin jetësor për vitin 2016. Projekti duhet të përpunohet gjatë katër muajve më së voni deri në korrik të këtij viti. /Radio Vala

592 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mogherini në Shkup: Dyert tona janë të hapura, ju keni çelësin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka vizituar Shkupin …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: