Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / U miratua raporti për punë i Stacionit Policor të Gostivarit për vitin 2015

U miratua raporti për punë i Stacionit Policor të Gostivarit për vitin 2015

Gostivar, me 15 Mars – 2016 

Në seancën e 29 të  Këshillit të Komunës së Gostivarit, me shumicë të votave këshilltarët aprovuan raportin për punën e Stacionit Policor të Gostivarit për vitin 2015. 

Para votimit, komandanti i ri i  Stacionit Policor të kompetencës së përgjithshme, Gazi Abudraimi para këshilltarëve paraqiti raportin një vjeçar me ç’rast vuri në dukje që kriminaliteti dhe devijimet e tjera ligjore në vitin 2015 shënuan ulje nga viti 2014, ndërkohë që është rritur edhe efikasiteti i policisë në drejtim të parandalimit të dukurive negative. 

“Në vitin 2015 në territorin që mbulon Stacioni Policor në Gostivar, përfshi edhe dy komunat rurale, Vrapçishtin dhe Mavrovë – Rostushën, shënohet reduktim i kriminalitetit në masën prej 10 % në krahasim prej vitit 2014. Në vitin 2015 gjithsej janë kryer 893 vepra penale për të cilat janë parashtruar 411 kallëzime penale kundër 461 kryerësve, ndërkohë që vitin 2014 ishin kryer gjithsej 1059 vepra penale”, tha mes tjerash komandanti, Gazi Abudraimi i cili po ashtu theks të veçantë vuri tek shtimi i masave të sigurisë në dhe rreth objekteve shkollore. 

Raportin dhe progresin e policisë të treguar gjatë vitit 2015, e përshëndeti kryetari i Komunës, NevzatBejta i cili përgëzoi fillimisht komandantin e ri të Stacionit Policor të Gostivarit, Gazi Abudraimi për sukseset e treguara në ditën e para të menaxhimit të tij me Stacionin Policor.  

“Të nderuar përfaqësues të mediumeve, të nderuar përfaqësues të OSBE-së, të nderuar këshilltarë. Për  periudhën e shkuar dymujore, komandanti i ri ka treguar përkushtim të veçantë ndaj qytetarëve të Gostivarit . Dhe ajo që më gëzon shumë, nga gjithë qytetarët pa dallim etniteti apo përkatësia partiake dëgjoj fjalë të mira për punën e tij”, tha mes tjerash kryetari NevzatBejta. 

Pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe propozim llogaria vjetore e Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2015. Përfaqësuesja e Sektorit për Çështje financiare, ShyretElezi mes tjerash vuri në dukje që buxheti i dotacioneve arriti realizim madje 100 %.  

“Buxheti i konsoliduar i Komunës së Gostivarit për vitin 2015 ka shënuar realizim prej 84 % . Buxheti bazë ka realizim prej 74 %, buxheti i vetëfinancimit 73 %,  buxheti dotacioneve 100 % dhe buxheti i donacioneve 57 %. Duhet të veçojmë të hyrat tatimore të cilat kanë realizim prej 87 %”, tha mes tjerash Elezi. 

Në drejtim të çështjeve buxhetore, këshilltarët miratuan edhe Propozim – Konkluzionin për miratimin e raportit kuartal- IV për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2015, Propozim-Llogarinë vjetore të Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2015, si dhe Propozim – Vendimin për ndryshim të vendimit për ekzekutimin e Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2016   nr.08-3371/1  të dt. 25.12.2015.

Nga lëmi i sportit, këshilltarët miratuan Propozim – Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare  Klubit futbollistik  “Gostivari”. Mjetet të cilat  ndahen nga Buxheti i Komunës së Gostivarit  janë në vlerë prej 2.000.000,00 denarë. 

Po ashtu u aprovua edhe Propozim – Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare  Shkollës Fillore  “IsmailQemali”. 

Mes tjerash, u miratua edhe Propozim – Vendimi  për kofinancimine projektit për rekonstruim të  brendshëm të objektit për nevojat e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut dhe arritja e efikasitetit energjetik të objektit, Propozim – Vendimi  për kofinancimine projektit: Infrastrukturë për nxitjen e Zhvillimit Ekonomik Lokal ne Rajonin e Pollogut – asfaltimin e rrugës Cerovë (Mavrovë dhe Rostushë) – Simnicë (Gostivar), si dhe Propozim – Vendimi  për kofinancim e projektit – Asfaltimin e rrugës nga pika pagesore (Gostivar nyja për Vrapçisht).

U miratua edhe Propozim – Konkluzioni për miratimin e Raportit të punëve të kryera në komunën e Gostivarit gjatë  vitit 2015. 

Për veprimtarinë e ndërmarrjeve publike, këshilltarët aprovuan Propozim – Konkluzionet për   dhënie pëlqim vendimeve të  Këshillave Drejtuese të Ndërmarrjeve “Komunalec”, “Parkingje dhe Gjelbërim”, dhe “Rinia”. Po ashtu, u aprovua edhe raporti për punë si dhe miratimi i llogarive vjetore në këto ndërmarrje. 

U miratuan edhe Propozim – Konkluzioni për   dhënie pëlqim  Vendimit  të Këshillit Drejtues të IPFK   “Gëzimi fëmijëror”, për plotësimin  dhe   miratimin  e  Statutit  të IPFK “Gëzimi fëmijëror”, si dhe Propozim – Konkluzioni për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të IPFK “Gëzimi fëmijëror”, për sjelljen e aktit të ri për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës.

Këshilltarët aprovuan edhe Propozim – Programën për aktivitetet e Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit për vitin 2016, Propozim – Konkluzionin për   dhënie  pëlqim   Vendimit të Këshillit Drejtues të SHF “Goce Dellçev” – Gostivar, për dhënie në shfrytëzim të sallës sportive, Propozim – Konkluzionin për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues të SHF “IsmailQemali” – Gostivar, për dhënie në shfrytëzim të sallës sportive, Propozim – Vendimin për  mjete të rezervuara për eksproprijim në Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2016, si dhe Propozim – Vendimin për  mjete të rezervuara për eksproprijim në Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2016. 

Nga sfera e Urbanizmit, u aprovuan Propozim – Vendimi për miratimin e Propozim Planit  Detal  Urbanistik  për  pjesë  të NJU Qendër “A”,  Bllok 9, ndryshim dhe plotësim – për periudhën e planit (2014-2019) , sipërfaqe të përfshirjes (21.53 ha) – Komuna e Gostivarit, Propozim – Vendimi për lejimin e iniciativës për përpunim të Dokumentacionit të Planit Lokal Urbanistik ( DPLU) për ndërtimin  e objekteve  infrastrukturore – rezervuar për ujë në PK me nr. 351/5 dhe pjesë të PK me nr. 351/1, v.q. rruga e Peçkovës , KK Vërtok  –  Komuna e Gostivarit, , e parashtruar nga IGT – InxhinjeriaGeoteknike – Shkup, Propozim – Vendimi për lejimin e iniciativës për përpunim të Dokumentacionit të Planit Lokal Urbanistik ( DPLU) për ndërtimin  e objekteve  me destinim për industri të lehtë dhe jo ndotëse në PK me nr. 485/1, PK nr. 485/2, PK nt.490/2, PK nr. 595/2 dhe PK nr. 595/3 , v.q. “nën rrugë” , KK Debresh  –  Komuna e Gostivarit, me sipërfaqe të përfshirjes prej 4301 m2 e parashtruar nga MuharemiBejtulla nga Banjica e Poshtme. 

Këshilltarët aprovuan edhe 12 vendime për sjelljen e dokumentacionit planor urbanistik për disa persona fizik, një vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për përcaktimin e statusit juridik të objektit të paligjshëm, si dhe vendime për inkorporimin e objektit të ndërtuar pa leje në dokumentacionin e planit urbanistik për persona fizik. /Radio Vala

512 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: